TIRANE - Këngëtari Sherif Merdani shprehet edhe për nivelin e muzikës shqiptare sot. Ai nuk nguron të vlerësojë këngëtaret e talentuara Besa Kokëdhima, Vikena Kamenica, Anjeza Shahini dhe Juliana Pashën, por ja sesi i vlerëson disa prej këngëtareve të tjera.

Mund të jepni një mendim tuajin për muzikën e post regjimit komunist në Shqipëri, zoti Merdani?
-Unë kam një përgjigje shumë origjinale për këtë pyetje, që më bëhet shpesh. Unë kam këtë koncept që çdo popull, ka dy lloj vlerash në muzikë. Vlera kombëtare dhe ato të pabeve e diskotekave. Këngëtarët tanë në atë kohë, duke filluar nga Vaçe Zela dhe deri tek një këngëtare e thjeshtë e festivaleve, mëshironin vlerat kombëtare të këngës. Këto vlera janë ruajtur, sidomos nga ana orkestrale dhe duhet të pohojmë e ndjehemi krenarë, që kemi këngëtare mjaft cilësore, theksoj këngëtare femra që janë të nivelit europian. Unë si Sherif, kam një konsideratë të madhe për Besa KokdhimënAnjeza Shahini gjithashtu.

Përmend Vikena Kamenicën, Juliana Pashën, që janë shumë cilësore. Por me dhimbje e them se muzika në përgjithësi, melodia në përgjithësi ka humbur nuancën shqiptare, pasi është bastarduar me tinguj turq, arabë, tinguj të Ballkanit dhe jemi larguar nga pastërtia e vlerave kombëtare që është kultivuar gjatë periudhës së regjimit. E dini pse ruhej kjo vlerë atëherë? Sepse profesorët e asaj kohe, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Limoz Dizdari dhe kompani ishin profesionistë dhe produktet e tyre ishin shumë cilësore. Sot bën muzikë kush të ketë qejf edhe pse ka vetëm 6 klasë. Rëndësi ka për të që ka një studio, ka mësuar të shtypë ato burbat dhe krijon ritmin, si t’ia thotë truri dhe mburret: Unë jam këngëtari.

Çdo vajze të bukur, pasi mbaron sfilatën e modës, i mbushet mëndja se është edhe këngëtare. Nuk ka faj se e çmojnë të tjerët, ata që nuk janë profesionistë. Të ndalemi tek një argument. Çiljeta merr përsipër që të bëhet këngëtare. I kam thënë pa droje. Ty moj Ciljetë të ka bërë Zoti të bukur, je femër seksi, shko dhe bëj një paradë mode, shko hap një dyqan, shko studio. Lëre muzikën se nuk je në gjëndje ta bësh. Nuk e ke atë dhunti, ke tjetër gjë. Atë e bën pa sforcim dhe me shumë sukses Anjeza, Juliana, Besa, që kanë dhënë prova në skenë. Pas Çiljetës, del Greta Koçi dhe thotë: Unë jam këngëtare.I kam thënë: Gabon moj zemër, ti vërtetë je vajzë e bukur, por nuk je këngëtare. Mos iu afro skenës.

Kështu edhe Ingrid Gjonit i është mbushur mëndja se është këngëtare, del e zhveshur, nxjerr gjokset për të joshur… Por kaq. Ti nuk je këngëtare dhe pikë. Ju them: moj çupa, po ju nuk keni zë, ku  shkoni? Marrim një shembull. Një sukses të jashtëzakonshëm në Yootube, në videoklip ka arritur një këngë që quhet “Të ka Lali xhan”. O Zot. Një bastardim i muzikës arabe, bashkuar me motive shqiptare. Nëse do të shprehesha si nga Korca, kjo është një këngë e evgjitosur. Doni t’ju them një kuriozitet se kujt i themi “Lali” në Korçë? Iu themi magjypëve. Lali ata i thonë babait. Pra duhet thënë të ka babai xhan. Mos më keqkuptoni e respektoj këtë komunitet, por flas për këngën, që është shembulli i një vulgariteti të muzikës shqiptare, që nuk duhet ndjekur. E dini ju që kjo vajza këngëtare e “Lalit” ka marrë 140 milion lekë për dy muaj nga Yotube?!

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)