Merdarë, bllokohet qarkullimi
i automjeteve të rënda

Merdarë, bllokohet qarkullimi <br />i automjeteve të rënda
KOSOVE- Në Merdarë, në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë qarkullimi i automjeteve prej mbrëmjes së djeshme në të dyja drejtimet.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se “Ndërprerja e qarkullimit të automjeteve transportuese të ngarkuara me peshë është bërë për arsye të organizimit të një proteste të një grupi qytetarësh serbë në territorin e Serbisë, të cilët në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën me arsyetimin se më datë 11.05.2012 një kamion i ngarkuar me rërë, nga pesha e rëndë ju ka dëmtuar një urë”.

Zyrtarë të Policisë Kufitare të Kosovës kanë kontaktuar autoritetet policore serbe për t’u sqaruar se automjetet e vogla dhe automjetet transportuese të cilat nuk janë të ngarkuar me peshë të rëndë mund të qarkullojnë, ndërsa atyre që janë të ngarkuara me peshë të rëndë u është ndërprerë qarkullimi deri në një vendim të ardhshëm. Gjithsesi situate mbetet e njëjtë dhe ende nuk është zhbllokuar kalimi i automjeteve.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA