Merdarë e Jarinjë, fillon
zbatimi i marrëveshjes IBM

Merdarë e Jarinjë, fillon <br />zbatimi i marrëveshjes IBM
Në vendkalimin në Merdare dhe Jarinë është vënë në zbatim marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ose siç njihet ndryshe IBM. Lajmi bëhet i ditur për mediat kosovare nga drejtuesit e Doganës Kosovës. Autoritetet përkatëse nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë qenë dje të pranishme në vendet e reja të punës në Merdarë, por edhe në veri të Kosovës, përkatësisht në vendkalimin kufitar Jarinjë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se zbatimi i marrëveshjes së IBM-së është një obligim i të dyja shteteve dhe garantues i saj është Bashkimi Evropian, raporton REL.

Siç bën të ditur shefi i Dëgës Doganore në Merdare, Shkëlzen Osmani, marrëveshja IBM-në ka nisur së zbatuari dhe deri më tani nuk ka asnjë problem. Sipas tij, doganierët serbë janë vendosur në objektet, që i kanë ndërtuar autoritetet kosovare, - raporton Radio Evropa e Lirë.

“Gjithsesi, zbatimi i marrëveshjes së IBM-së ka nisur dhe punët në vendkalimin kufitar janë duke shkuar mirë. Deri me tash nuk ka automjete të renda, por ato të vogla janë duke qarkulluar”, tha Osmani.

Ndërkohë, për të njëjtën situatë është shprehur edhe Adriatik Stavileci, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, i cili duke iu referuar kufirit të Jarinjës thotë se ka filluar funsksionimi i marrëveshjes.

“Që në mëngjes oficerët tanë janë vendosur në vendkalimin kufitare Jarinjë dhe ka filluar funksionimi”, tha Adriatik Stavileci.

Pritet që me zbatimin e kësaj marrëveshje para së gjithash do të luftohet kontrabanda dhe fenomenet e tjera negative që kanë ndodhur në kufirin ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime