MERDARE- Incident në pikën kufitare Kosovë- Serbi në Merdarë. Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 një autobus kosovar nuk është lejuar të kalojë nga disa serbë. Mediat kosovare shkruajnë se ka pasur përleshje dhe kosovari Gëzim Bici është plagosur me thikë në gjoks.
Autobusi i Agjenisë "Bici Com", kishte si destinacion Austrinë. Dy vetura serbe janë ndalur në mes të rrugës dhe nuk kanë lejuar autobusin të lëvizë. Pas insistimit të udhëtarëve që të lirohet rruga, njëri nga serbët që ishte në veturë ishin shtrirë në tokë. Më pas ka ndodhur përleshja, si pasojë e së cilës ishte plagosur Gëzim Bici.
Viktima ndodhet aktualisht në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, por plagët e tij janë afër zemrës.Bashkëudhëtarët e tjerë të autobusit janë marrë në pyetje nga policia kufitare serbe.
Autobusi ka vazhduar rrugën për Serbi me destinacion final Austrinë, por pas tij kanë qenë edhe shtatë autobusë të tjerë. (Foto: Gëzim Bici)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com