Merdar, kamionët me peshë të rëndë nga Kosova, kalojnë kufirin

Merdar, kamionët me peshë të rëndë nga Kosova, kalojnë kufirin
MERDAR/PODUJEVË- Pas ndërprerjes për të gjitha automjetet transportuese me peshë të rëndë, ditën e hënë janë parë dy kamionë me peshë të rëndë duke kaluar në pjesën e Serbisë nëpërmjet pikës kufitare Merdar. Pavarësisht kësaj, zyrtarët e policisë së Kosovës kanë thënë se ende nuk ka asnjë qarkullim për mjetet e rënda në pikën kufitare Merdar.

Por, nuk janë parë kamionë që kanë hyrë në anën e kundërt, nga Serbia në Kosovë, raporton Koha.net. Megjithatë, zyrtarët e policisë së Kosovës thonë se ende nuk ka qarkullim për mjetet e rënda në këtë pikë kufitare.

Ndërkohë, lidhur me dy kamionë të peshave të rënda të cilat nuk kanë pritur sinjalin nga Serbia, por kanë kaluar kontrollin në pjesën e Kosovës dhe kanë dalë në Serbi të hënën pas orës 14:00. Lidhur me këtë, Baki Kelani zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka deklaruar se:

“Ne nuk u’a ndalojmë askujt të hyjë në Serbi. Por, kur ata e shohin se nuk mund të shkojnë, kthehen. Të gjitha mjetet me pesha jo të rënda mund të kalojnë”, ka thënë Baki Kelani.


Qarkullimi i automjeteve transportuese me peshë të rëndë, është ndërprerë në pikën kufitare Merdar në 12 maj të këtij viti. Prishja e një ure në Serbi nga pesha e një kamioni me rërë, nxiti protestën e disa shtetasve serbë përtej kufirit, duke ndërprerë kështu edhe qarkullimin e mjeteve të rënda në të dy drejtimet.

“Zyrtarët të Policisë Kufitare të Kosovës që shërbejnë në pikëkalimin kufitar në Merdar, kanë pranuar një informacion nga autoritetet e policisë serbe se është ndërprerë qarkullimi i automjeteve transportues (kamionëve) me peshë, në të dy drejtimet, atë nga Serbia për në Kosovë dhe anasjelltas”, thuhej në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan

Mori ryshfet për një ndërtim pa leje, pranga 51-vjeçarit në Elbasan