Meredit në Kosovë, analizohen integrimet

Meredit në Kosovë, analizohen integrimet
Shefi i njësisë për Kosovën në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Laurenc Meredit, po e viziton Kosovën.
Ai së bashku me delegacionin që udhëheq u takua me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku. 

Ky edhe është takimi i parë si pjesë e misionit vlerësues në nivel ekspertësh të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Associim me Kosovën. Misioni fakt-mbledhës do të qëndroj gjatë kësaj jave në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim.

Ministrja Çitaku tha: “Viti 2012 karakterizohet me intensifikimin e agjendës Evropiane. Kemi shënuar progres në avancimin e marrëdhenieve zyrtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Kemi pranuar udhërrefyesin për liberalizimin e vizave. Kemi avancuar dialogun tonë në fushën e sundimit të ligjit. Tani presim që në bazë të përgjigjeve të dorëzuara dhe rezultatit të misionit fakt-mbledhës, Komisioni Evropian të përfundojë Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimi në vjeshtë të këtij viti. Ajo do të jetë themel i avancimit të më tutjeshëm të agjendes Evropiane”.

Nga ana e tij, z. Lawrence Meredith, tha: “Dëshiroj të falendëroj institucionet e Kosovës për punën e tyre voluminoze gjatë përgatitjtes së përgjigjeve në Pyetësorin për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit. Gjatës kësaj javes, Komisioni Evropian ka ndërmarr hapin e radhës në kontekst të përgatitjes së Studimit të Fizibilitetit, gjegjsisht zbarkimin e misionit fakt-mbledhës të Komisionit Evropian në Kosovë me qëllim të vlerësimit të secilit sektor nga këndvështrimi i negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociim. 
Ky është misioni ynë më i madh që ndonjëherë ka vizituar Kosovën dhe jemi të kënaqur që të gjitha përgatitjet janë duke rrjedhur si duhet.”

Ky është takimi i parë si pjesë e misionit vlerësues në nivel ekspertësh të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stalilizim-Associmit me Kosovën. 
Meredit do të takojë gjatë ditës edhe zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë së Kosovës e të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të komuniteteve pakicë. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit