VLORË - Zyrtarë të lartë të shtetit vazhdojnë t’i bëjnë thirrje shqiptarëve të mos shkojnë për të kërkuar azil në Gjermani. Sot apeli është nga Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Genc Merepeza i cili tha se shanset janë zero për marrjen e azilit në Gjermani.

13.000 azilkërkues janë kthyer ndërsa pritet të kthehen dhe 5 avion me azilkërkues. Të gjithë këta shqiptare do të  ndëshkohen duke mos u lejuar më të shkelin ne zonat Shengen. Shqiptarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe abuzimeve nga agjencitë me qëllime përfitimi pasi Gjermania me kohe e ka deklaruar qe nuk ofron azil politik.”- tha Merepeza.
 
Ai apeloi për qytetarët për të mos rënë preh e mashtrimeve dhe abuzimeve nga agjensitë me qëllime përfitimi. Merepeza thekson se të gjithë këta shqiptarë do të ndëshkohen duke mos u lejuar më të shkelin në zonat Shengen.

Këto deklarata të drejtorit të kufirit vijnë gjatë një inspektimi të tij në Portin e Vlorës.

Ndërkohë dje zv/ministrja e brendshme Elona Gjebrea nga Kakavija ka bërë të njëjtin apel që qytetarët shqiptarë të mos largohen nga vendi.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)