Liga e Seria A ka marrë vendimet përfundimtare lidhur me zhvillimin e këtij sezoni, të ndërprerë për pak dit për shkak të koronavirusit. Më saktësisht shtyerjen e disa ndeshjeve specifike. Kështu është vendosur që këtë fundjavë të luhen ndeshjet e mbetur të javës së 26 të kampionatit, ndërsa më pas Seria A do të vijojë normalisht.
Mbeten për t’u përcaktuar edhe datat e disa ndeshjeve të javës së 25, por kalendari i javës së 26 do të jetë si më poshtë. Të dielën në orën 12:30 do të luhet ndeshja Parma-Spal, ndërsa në orën 15:00 takimet mes Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona. Të dielën në darkë, më saktësisht në orën 20:45 do të luhet supersfida mes Juventusit dhe Interit.
Ndërkohë ditën e hënë në orën 18:00 do të luhet Udinese-Fiorentina, ndërsa në orën 18:30 Sassuolo-Breschia. Të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, ndërkohë që kështu do vijohet së paku deri më tre prill.