Merkato, Elis Bakaj: Firmosa me
Kukësin, sepse është klub ambicioz

Merkato, Elis Bakaj: Firmosa me<br />Kukësin, sepse është klub ambicioz
Kukësi ka realizuar blerjen e madhe të merkatos duke firmosur me sulmuesin Elis Bakaj për një vit, ndërsa pas zyrtarizimit, lojtari u shpreh se firmosa me Kukësin, sepse është klub ambicioz.
 
Nuk ka qenë aspak e vështirë për mua të zgjidhja Kukësin sepse jam bërë pjesë e skuadrës kampione, e një ekipi që gjithmonë pretendon për trofe.

Mua më pëlqejnë këto lloj sfidash, jam i kënaqur që arritëm ta mbyllnim me sukses marrëveshjen. Kam pasur bisedime edhe me skuadra të tjera, por mendoj se kam bërë një zgjedhje të rëndësishme.

Kam pasur bisedime me Kukësin edhe para shumë vitesh por atëherë nuk erdhi lejekalimi nga Ukraina. E rëndësishme është që jam bërë tani pjesë e Kukësit.

Mua më pëlqejnë sfidat dhe dua të fitojë trofe me Kukësin. Jam i kënaqur që arrita një marrëveshje me presidentin Gjici.

Nuk do të jetë e lehtë për mua të zëvendësoj një sulmues si Pero Pejic, pasi ai është një emër i madh i futbollit shqiptar, por gjithsesi unë nuk jam këtu për të zëvendësuar Peron por për të treguar aftësitë e mija
” deklaroi ai.

Sulmuesi ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri, ndërsa së fundmi kishte dalë në dritë edhe një pistë që e mundshme rikthimi te Partizani, por pas ndërhyrjes së Gjicit gjithçka u mbyll. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema