Merkato në Europë është futur në fazën më të nxhehtë të saj, pas përfundimit të kampiontit Europian dhe fillimit
të përgatitjeve për edicionin e ri. Shumë klube janë vënë në kërkim të futbollistëve më cilësorë të momentit. Sulmuesi
Hulk dhe Carroll së bashku me mesfushorët Shurle dhe Van der Vart janë në optikën klubeve elitare. Kampionët e
Europës në fuqi, Çelsi është kërkon me doemos shërbimet e Shurle dhe Hulk, por gjasat janë shumë të vogla për ti
pasur pjesë të tyre në “Stamford Brigde”. Trajneri Di Mateo e sheh Hulkun si zëvendësuesin ideal të Drogbasë.
Braziliani kërkohet edhe nga Reali i Madridit dhe Barcelona, këtu lëvizja vështirësohet akoma më shumë.
Abramovic duhet të paguajë jo më pak se 38 milionë euro, ndërsa për Shurlen në mezin e fushës, i cili është një armë e garantuar suksesi, çmimi është 20 milionë euro. Sulmuesi i “Tre Luanëve” Andi Carroll pëlqehet nga presidenti i Milanit Silvio Berluskoni,
por Liverpoli nuk e lëshon poshtë 40 milionë eurove. Kjo shumë për Milanin është e pa përballueshme, trantativat mund të vazhdojnë nëse në negociata do të përfshihet përveç parave cash edhe ndonjë futbollist. Van der Vart është një tjetër emër që nuk po gjen
qetësi në merkato edhe pas problemeve me Hollandën. Trajneri Vias Boas nuk e llogarit në planet për edicionin e ri me Totenhemin. Nëse futbollisti që luan në mezin e fushës nuk pranon ulje të pagës, mund të largohet në Hamburg.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com