Kur duhen edhe pak orë nga mbyllja e merkatos së verës shumë ekipe janë vënë në garë për të transferuar futbollistët e preferuar. Në orët e fundit kanë ndodhru dis alëvizje shumë të rëndësishme.

De Jong te Milani

Milani ka arritur një marrëveshje me ekipin e Manchester City-t për të transferuar mesfushorin Nigel de Jong. Mesfushori defensiv ka deklruar se ka qenë ëndërr e tij e fëmijërisë dhe mezi pret ta shfrytëzojë këtë mundësi në ekipin e Milanit.

Afellay te Schalke

Afellay pritet sot të largohet nga Barcelona në formë huazimi njëvjeçar dhe do të përfundojë te Schalke. Në garë për të pasur shërbimet e futbollistit hollandez ishin disa ekipe në Premier League, por në fund ekipi gjerman ja arriti qëllimit të bindë Afellayn.

Defoe mbetet te Totenhami

Jermain Defoe, ka firmosur kontratë tre vjeçare me ekipin e Tottenhamit, bën të ditur faqja zyrtare e klubit të enjten. Defoe 29-vjeçar është ndarë shumë i lumtur që do të vazhdojë qëndrimin te skuadra angleze. Defeoe në Tottenham është transferuar në vitin 2009 nga Portsmouthi. Edicionin e kaluar nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Harry Redknapp, ai prapë shënoi 17 gola. Në këtë stinor në dy xhiro të para të Premier Leagues shënoi një gol.


(d.b/shqiptarja.com)