Reali i Madridit pritet që gjatë verës të përfshihet nga largimet e disa prej strategëve të suksesit që ka arritur edicionet e fundit në kampionat dhe Evropë. Kështu sheikët e PSG po përgatisin goditjen dyshe Murinjo-Ronaldo për t’i dhënë dorën e fundit ekipit të Parisit.
Ndërsa Perez është duke menduar për zëvendësuesit e denjë të cilët sipas gjasave do të jenë Anceloti dhe Cavani. Kostoja për dyshen do të ishte shumë herë më e ulët në krahasim me atë Murinjo-Ronaldo.
Nëse Murinjo fiton Champions largimi është i sigurt, pasi precedentët e mëparshëm janë shumë të njohur, por edhe fakti që në Madrid nuk e duan më pasi, idhullin e tifozerisë, Casillas e ka ulur në stol duke bërë një luftë të fortë nervash.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com