Përfundon telenovela e kalimit të Modric nga Tottenhami në Real Madrid. Të hënën ai do të nënshkruajë kontratën me madrilenët në "Santiago Bernabeu". Reali i Madridit do t’i paguajë 42 milionë euro, si dhe bonuse në vlerë prej 5 milionë euro gjatë tre vjetëve të ardhshëm Totenhemit, në varësi nga paraqitja me "Galaktikët".

Sakaq, Modriç do të përfitojë 150 000 euro në javë, shumë e cila do të thotë se për një vit ai do të fitojë 7.2 milionë euro. Pas Robert Prosineçkit, Davor Shkerit dhe Robert Jarnit, ai do të jetë futbollisti i katërt kroat që do të luajë në fanellën e ekipit mbretëror. Një lëvizje e tillë do të plotësojë kërkesat e trajnerit Murinjo në mezin e fushës, ndërsa mbrojtja vazhdon të çalojë dhe duket se Maicon është gati për të veshur fanellën e bardhë.

(d.b/shqiptarja.com)