Merkel arrin marrëveshje me 14 shtete të BE-së për azilkërkuesit
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur të ketë mbështetjen e 14 anëtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për të marrë sërish azilkërkuesit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur të ketë mbështetjen e 14 anëtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se janë të gatshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për të marrë sërish azilkërkuesit, të cilët paraprakisht janë regjistruar në vendet e tjera në bllokun prej 28-anëtarësh.
Marrëveshjet janë bërë publike në një letër që Merkel u ka dërguar dy liderëve të partnerëve të saj të koalicionit, të cilat i kanë parë agjencitë e lajmeve.
Merkel ka shkruar në këtë dokument se azilkërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi paraprakisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.
Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, lider i Unionit Kristiansocial, i ka dhënë afat deri në korrik kancelares gjermane, që të ndalë rrjedhën e migrantëve në vend, ose do të ballafaqohet me rrëzimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.
Shtetet e BE-së të listuara në këtë dokument, që shfaqin vullnetin për të pranuar migrantët, përfshijnë Republikën Çeke, Hungarinë dhe Poloninë – shtete që kanë kundërshtuar propozimet për ndarjen e përgjegjësive për pranimin e azilkërkuesve në mbarë Evropën.
Shtetet tjera që kanë arritur marrëveshje me Merkelin janë Belgjika, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia dhe Suedia.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.8%
-
Jo
37.6%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 1730
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Merkel: S’e prisja që Putin ta pushtonte Ukrainën, të mos e lejojmë të fitojë! Rusia sulmon me 50 dronë, Kievi shkatërron kolonën armike të karburantit
16 Dhjetor 2024, 09:11
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor 2024, 08:33
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor 2024, 14:28
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Sera': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor 2024, 11:23
-
Programi i Trump: Më pak taksa, më shumë kërkime për naftë dhe deportime masive të emigrantëve 'për një Amerikë të fortë, të begatë dhe të sigurt'
6 Nëntor 2024, 14:39
-
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
27 Tetor 2024, 18:26
-
SHBA i dhuron AMP-së sistemin të çështjeve 1,2 mln USD
11 Tetor 2024, 17:31
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor 2024, 22:14
-
Donald Trump përshkallëzon retorikën kundër emigrantëve dhe sulmon Kamala Harris: E paaftë
29 Shtator 2024, 16:01
-
Tragjedi në Egje, mbytet anija me 33 emigrantë midis tyre dhe dy vajza të mitura
23 Shtator 2024, 13:25
-
Qeveria hungareze nuk do të paguajë më strehimin e tyre, emigrantët ukrainas detyrohen të flenë në rrugë
22 Gusht 2024, 19:56