Duke këmbëngulur se kriza duhet të zgjidhet hap pas hapi, Merkel nënvizoi se Banka Qendrore Evropiane, nuk duhet të bëhet aventuriere në mbretërinë e politikës fiskale. Sa i takon kundërshtimit të presidentit të Bundesbank, Jens Weidmann, lidhur me programin për blerjen e letrave me vlerë të nisur në Frankfurt, Merkel tha se sipas saj "Weidmann shqetësohet pasi ai kërkon që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme lidhur me krizën".
Kancelarja gjermane u pyet edhe për mundësinë e rikthimit të Silvio Berlusconit në politikën aktive.
"Unë jam një politikane demokrate dhe përqendrohem tek Gjermania e tek faktet konkrete. Unë respektoj çdo rezultat të zgjedhjeve të cilido shtet ndaj do doja të përqendrohesha tek pyetjet që kanë lidhje me fushën time të influencës", u shpreh Merkel në një konferencë shtypi të hënën ku ju përgjigj një pyetje lidhur me ish kryeministrin Italian.
(ed.ka/Gre,M/Shqiptarja.com)