Kancelarja gjermane Angela Merkel cilësoi sot si impresionues programin e reformave të kryeministrit francez, Manuel Valls, i cili nga ana e tij premtoi se vendi do të rimëkëmbet.
"Dua t'i them Gjermanve se reformat do t'i bëjmë", theksoi Valls, në vizitën e tij të parë zyrtare në Berlin, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Merkelin.
Shefi i qeverisë franceze prezantoi sot para kancelarisë projektreformat e qeverisë së tij dhe kërkoi që ekonomia e parë evropiane të investojë më shumë për të rritur ekonominë.
Në plan të parë kancelarja e cilësoi programin e tij impresionues, "me masa që me aq sa di prekin aspekte të rëndësishme që në fund do të ndikojnë në konkurueshmërinë e kompanive franceze".
Por për sa i përket ivestimeve, Merkel sërish i preu shpresat duke vlerësuar se "ekzistojnë shumë mundësi për të krijuar rritje ekonomike pa para shtesë".
"Gjermania tregoi se një kohësisht mund të konsolidohen financat dhe të krijohet rritje ekonomike", vazhdoi ajo.
/Shqiptarja.com