/ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, pritet të rizgjidhet sot për herën e tetë në një mandat dy vjeçar në krye të partisë së saj konservatore (CDU).

Në krye të Unionit Kristiandemokrat (CDU) që prej vitit 2000, kryetarja 60 vjeçare me origjinë nga ish-RDA-ja komuniste pritet të regjistrojë një triumf tjetër gjatë kongresit të Këlnit pasi ajo ka një popullaritet të madh në të djathtën gjerman por gjithashtu edhe tek gjermanët.

Në vitin 2012 ajo morri 97,7 për qind të votave të partisë së saj, rezultati i saj më i mirë.

Disa vëzhgues flasin për një 100 për qind të mundshëm, sikurse arriti kancelari i Gjermanisë Federale, Konrad Adenauer, para 50 vitesh.

Angela Merkel këtë herë është sërish kandidate e vetme për kreun e partisë, që është nga më të rëndësishmet në jetën politike pas luftës.

Kongresi i CDU-së, që hapet nesër, do të vijë rreth kancelares dhe sukseseve të saj, shprehet politologu, Jens Walther, i Universitetit të Duseldorfit.