Merkel flet për konferencën e
Ballkanit: I gjithë rajoni pjesë e BE

Merkel flet për konferencën e<br />Ballkanit: I gjithë rajoni pjesë e BE
BERLIN - Vetëm 5 ditë para Konferencës për Ballkanin Përendimor, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të gjitha vendet e rajonit kanë përspektivë evropiane, ndërsa anëtarësimi varet nga shpejtësia e implementimit të reformave.

Kancelarja gjermane gjatë një bisede me politologun Konelius Adebar, në prag të Konferencës Ballkanike në Berlin, ka sqaruar se qeveria gjermane ka vendosur ta organizoj konferencën, në të cilën janë ftuar kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme dhe ata të ekonomisë, me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Në mesit e të ftuarve është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është përzgjedhur nga Kancelarja, për të mbajtur deklaratën në media, ndërsa kjo gjë ka sjellë zemëratën e liderëve të tjerë të Ballkanit

“Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e këtij përvjetori, ndërsa mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja. Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t’i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Kjo, sipas mendimit tim, është e mundshme, sepse të gjitha vendet e kanë përsepektivën evropiane”, ka thënë Merkel.

Ajo ka theksuar se kjo do të thotë që të gjitha vendet e kanë mundësinë të jenë anëtare të BE-së dhe se ky është qëllim i përbashkët.

“Ne ende i kemi në mendje luftërat e ashpra dhe për këtë kjo konferencë tregon se po shkojmë tutje, që i kemi tejkaluar përleshjet dhe kjo është shënjë e mirë. Të gjitha vendeve të Ballkanit Përendimor iu kemi premtuar përspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet”, ka thënë Merkel.

Kancelarja gjermane ka kujtuar se me Serbinë dhe Malin e Zi i kanë nisur negociatat për anëtarësim, që Shqipëria dhe Maqedonia e kanë statusin e kandidatit, ndersa Kosova dhe Bosnja po punojnë në atë drejtim.

“Sa më shpejt që vendet e caktuara i kalojnë proceset e reformave aq më i shpejt është edhe anëtarësimi në BE”, ka thënë Merkel.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos