Merkel: Kriza, situata më e
vështirë në gjithë historinë e BE

Merkel: Kriza, situata më e <br />vështirë në gjithë historinë e BE
BERLIN - Kriza ekonomike me të cilën po përballet është një nga situatat më të vështira, ndoshta më e vështira, të të gjithë historisë së Bashkimit Evropian. Është ky mendimi i kancelares gjermane Angela Merkel, i shprehur gjatë një takimi me të rinjtë e partisë Bashkimi Demokristian.

Ajo tha se kuptonte vështirësitë të cilat po kalojnë vende si Greqia dhe Spanja, të cilat po përballen me masa tejet të ashpra, ndërsa theksoi faktin se këto masa nuk kanë për qëllim që të mërzisin njerëzit.

"Unë e di që është e vështirë, sidomos kur mendoj faktin se gjysma e të rinjve në Spanjë janë të papunë. Kjo nuk është aspak e lehtë. Nëse jemi evropianë të mirë, nuk mund të pretendojmë sikur nuk na bën përshtypje, por detyra jonë është të gjejmë së bashku një mënyrë që në fund Evropa të jetë edhe më e fortë, në mënyrë që brezat e 20, 30 dhe 15-vjeçarëve të ditëve të sotme të kenë mundësi që të kenë një jetë sa më të mirë në Evropë. Pikërisht kjo është detyra jonë", tha Merkel.

Ajo u tregua e drejtpërdrejtë kur tha se kushdo që nuk dëshiron të qëndrojë përkrah Evropës duhet ta bëjë të qartë se nga cila anë dëshiron të shkojë. "Ata duhet të jenë mjaft të qartë, nëse duan ose jo të braktisin eurozonën. Personalisht unë nuk e dua një gjë të tillë, pasi unë besoj tek Euro."

Në përfundim të fjalës së saj, duke iu referuar Turqisë, kancelarja gjermane u shpreh se Gjermania duhet ta mbështesë Turqinë sa herë që të mundet, sidomos në menaxhimin e fluksit të refugjatëve të ardhur nga Siria.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja