PEKIN - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shoqëruar nga biznesmenë gjermanë mbërriti sot në Pekin në një vizitë tre ditore, e shtata që prej vitit 2005, me objektivin për të riforcuar edhe më shumë partneritetin strategjik mes dy fuqive eksportuese.
Merkel mbërriti në Chengdu, në jugperëndim të vendit, ku u takua me zyrtarët vendorë dhe zhvilloi një vizitë në një uzinë automjetesh të prodhuesit gjerman "Volkswagen" në partneritet me prodhuesin kinez "FAW".
Ajo do të shkojë në mbrëmje në Pekin dhe do të takohet me kryeministrin, Li Keqiang. Kina është tregu i parë i eksportit të Gjermanisë në Azi, me 67 miliardë euro shitje në vitin 2013. Reciprokisht, Gjermania është tregu i parë i Kinës në Evropë, me importe që arritën deri në 73 miliardë euro vitin e kaluar.
"Është e drejtë të thuhet se marrëdhëniet mes Kinës dhe Gjermanisë janë në nivelin më të mirë të historisë së tyre", deklaroi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, që përmendi bashkëpunimin pragmatik mes këtyre dy vendeve me shumë ekonomike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë nesër një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin kinez dhe do të takojë presidentin, Xi Jinping./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com