Merkel nga Tirana: Duam punonjës
të kualifikuar, jo azilkërkues

Merkel nga Tirana: Duam punonjës<br />të kualifikuar, jo azilkërkues
TIRANE - Gjermania ka nevojë për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria, por jo për azilkërkues. Këtë e ka bërë të qartë kancelaria Merkel, e cila tha se shkurtimi i procedurave të refuzimit, do t’i japë fund këtij keqkuptimi.

“Folëm gjithashtu për problematikën e azilkërkimit.Shqipëria ka një bashkëpunim deri tani, përsa i përket arsimit profesional, pra me landin e Baden Vurttemberg, me të cilin, me kryeministrin e të cilit, zotin Kretschmann, unë do të bisedoj se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen në këtë drejtim. Në momentin që konstatojmë mungesa të caktuara, për shembull duke bërë të qarta se cilat diploma do të ishin të nevojshme në sektorë të ndryshëm, si mund përpara në formimin e infermierëve e të tjerë. Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë, por sigurisht që Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe mendoj se Shqipëria bën pjesë në ata vende që mund ta ofrojë këtë fuqi punëtore”,- tha Merkel.

Ajo tha se nuk mundet që një vend që pretendon të jetë gati për anëtarësim, të ketë një numër kaq të madh azilkërkuesish.

“Ne duam të veprojmë, në mënyrë praktike, sa më shpejt në mënyrë që aplikimet për azilkërkim të mund të përpunohen, pra në një farë mënyrë që të rrëzohet ai efekti tërheqës i qytetarëve shqiptarë në Gjemani, duke iu ofruar atyre vende pune apo shërbime të caktuara. Mendoj se në qoftë se kjo procedurë do të shkurtohet, kjo do të japi efektet e duhura. Këtu jemi duke ndjekur të njëjtën linjë të punës sonë. Duke dëgjuar edhe fjalët e zotit kryeministër , mua më duket diçka e mirë që të flasim hapur rreth këtyre gjërave, sepse nuk mund të ndodhë që, nga njëra anë të bëjmë kërkesën për anëtarësim në BE dhe nga ana tjetër të kemi qytetarë të vendit tonë të cilët kërkojnë azil në vendet e Evropës Perëndimore”,- tha kancelaria gjermane.

Edhe kryeministri Rama është shprehur për bashkëpunim për frenimin e këtij fenomeni.

“Për problemin e migrimit ndamë të njëjtin shqetësim serioz. Ne e dimë fare mirë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në Bashkimin Europian. Por kjo është një çështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, gjë për të cilën bashkëpunimi ynë me Gjermaninë dhe me vendet e BE-së ka qenë e mbetet në nivelin më të lartë, po edhe si një problem social që mund të lehtësohet ndjeshëm përmes mbështetjes ekonomike dhe politike të BE-së ndaj vendit tonë. Shpresa për punësim real dhe mirëqenie është një shtysë e fortë në këtë drejtim dhe konfirmimi nga ana e Bashkimit Europian, i progresit të bërë nga vendi ynë pas marrjes së statusit të vendit kandidat, përmes çeljes së fazës tjetër të procesit të integrimit, do të fuqizonte shumë solidaritetin në Shqipëri dhe mes Shqipërisë e Bashkimit Europian”,-u shpreh kryeministri. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)