GJERMANI- Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka paralajmëruar se do të merren masa më të ashpra për sa i përket COVID-19.

Ajo e dha lajmin në mbledhjen që pati me anëtarët e partisë demokratike ditën e hënë, duke theksuar se do të përforcohen masat aktuale kufizuese me qëllim shmangien e grumbullimeve përpara Krishtlindjeve.

“Nuk do të shkojmë askund me shpresën”, duke nënkuptuar se duhen marrë masa drastike dhe shtrënguese për mbajtjen e situatës nën kontroll

Qeveria gjermane është përgëzuar për mënyrën e përballjes me virusin por pavarësisht kësaj përsëri shifrat e infektimeve në vend me COVID-19 mbeten ende të larta.