“Nuk mund ti japim azil kujtdo që beson se këtu ka një shans për punësim”. Kështu është shprehu Angela Merkel në një intervistë për mëdiat gjermane. Ajo ka sqaruar cështjen e azilantëve duke thënë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.
Kancelarja i bëri thirrje europës për një zgjidhje të përbashkët dhe europiane. Sipas saj cështja e azilantëve është sfida tjetër e madhe për europën pas shpëtimit të Greqisë nga falimentimi. Ajo shtoi se vendet e europës duhet të bjerë dakort në një klasifikim të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës, debat i cili prek edhe Shqipërinë.
Merkel dënoi gjithashtu sulmet e kohëve të fundit ndaj kampeve të azilkërkuesve, duke i cilësuar si të padenja për vendin. Sipas saj çdo person i cili vjen në Gjermani duhet të trajtohet sipas të gjitha të drejtave të njeriut.
Kancelarja e mbylli intervistën duke thënë se shumë shpejt do të vizitojë një kamp refugjatësh po për momentin më e rëndësishme është rregullimi i problemeve aktuale.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO