GJERMANI - Kancelarja gjermane Angela Merkel foli para parlamentit gjerman në lidhje me situatën në Krime. Në fjalën e saj, Merkel tha se integriteti territorial i Ukrainës nuk duhet të vihet në diskutim dhe kriza në Krime duhet të zgjidhet vetëm nëpërmjet diplomacisë. Ajo shtoi se sjellja e Rusisë në Ukrainë është një thyerje e qartë e principeve dhe ligjeve ndërkombëtare.

Merkel paralajmëroi se nëse Vladimir Putin do të vazhdojë në këtë drejtim, atëhere kjo nuk do të ishte një katastrofë vetëm për Ukrainën dhe BE por edhe për Rusië.
Kancelarja gjermane e përfundoi fjalën e saj duke thënë se asnjë vend i shek. 21 nuk mund të përqëndrohet vetëm në problemet dhe nevojat e veta pasi nëse jetojmë në këtë mënyrë do të shkatërrojme veten tone ne te ardhmen.

Gjatë muajit shkurt, Rusia dërgoi mijëra trupa ushtarake në gadishullin autonom të Krimesë me arsyetimin se iu përgjigj kërkesës për ndihmë të popullsisë rus-folëse, të cilët ndihen të kërcënuar nga mbështetësit pro-europianë në Ukrainë.

SHBA dhe vendet europiane kërkojnë që Rusia të tërheqë menjhëherë trupat e saj nga Krimea, pasi po shkel ligjet ndërkombëtare.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)