Kancelarja Merkel e ka kritikuar në mënyrë të pazakontë me ashpërsi debatin që po zhvillohet aktualisht në Gjermani për lirimin e masave të forta kufizuese në luftë kundër Coronës. Në një video-konferencë të presidiumit të partisë së saj, CDU, ajo është shprehur, se është e shqetësuar, që mesazhi i lehtësimit të kujdesshëm të masave ka çuar në një „orgji diskutimesh për hapjen" e tyre. Rreziku i infeksioneve me Corona është edhe më tej shumë i lartë në Gjermani, ka thënë Merkel.
Si edhe më parë është e pamënjanueshme, që qytetarët të respektojnë rregullat e distancës dhe masa të tjera mbrojtëse, tha Merkel para pjesëmarrësve në video-konferencë. Merkel citohet të ketë thënë se është „skeptike" dhe „shumë e shqetësuar".
Konsultime të tjera më 30 prill
Kancelarja gjermane ka kujtuar se për masat e tjera do të diskutohet më 30 prill mes federatës dhe landeve. Por më e rëndësishme është se si do të jetë gjendja pas një jave. Vetëm nga data 8 apo 9 maj do të kemi një përshtypje më të saktë, se si do të ecet përpara me ekonominë dhe si do të veprohet me shkollat, sipas saj.
Federata dhe landet ranë dakord që pas katër javë mbylljeje të detyruar, nga e hëna të hapen dyqanet deri në madhësi 800 metra katrorë. Detajet varet nga degët e caktuara dhe landet. Në disa lande kanë filluar shkollat për nxënësit maturantë. Por rregullat e ndalimit të kontaktit janë në fuqi deri më 3 maj. Bavaria ndërkohë ashpërsoi masat dhe futi detyrimin e maskës në të gjitha dyqanet dhe qarkullimin urban./ DW
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i Keq/ Vendi përfshihet nga shiu e bora, bllokohet bypass i Murrizit e 'Rruga e Arbrit', edhe Vlora nën ujë! Pezullohet mësimi në 77 shkolla
12 Janar, 08:34
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
13 Dhjetor 2024, 07:44
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor 2024, 22:07
-
Barazojnë Gjermania e Holanda, Bosnje-Hercegovina zbret në Ligën B! Martinez si Maradona, kthen Argjentinën te fitoret (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 12:23
-
Gjermania thotë se do t’i mbyllë 3 konsullata iraniane, pas ekzekutimit të shtetasit gjermano-iranian
1 Nëntor 2024, 09:04
-
Gjermania synon të bëhet lidere në Evropë për inteligjencë artificiale
22 Tetor 2024, 16:41
-
Gjermania mund ta dërgojë në Ukrainë, Koreja e Jugut teston super-raketën Taurus, pse është kaq vdekjeprurëse
12 Tetor 2024, 16:39
-
Liga e Kombeve/ Gjermania tri pikë në Bosnjë, Holanda barazon në Budapest! Fitojnë Turqia dhe Ukraina
12 Tetor 2024, 09:35
-
Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë
10 Tetor 2024, 11:26
-
Ukraina, tundimi për t'i dhënë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO: ‘Si Gjermania Perëndimore’! Por Zelensky po frenohet
6 Tetor 2024, 18:20
-
Olaf Scholz: Gjermania s’do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë
24 Shtator 2024, 11:47
po moj po tani fole prap ti se para nje jave the e kemi virusin nen kontroll dhe do hapemi por pe qe kete jave u dynden gjermanet neper cdo aktivitet dyqan dhe merkato qe u hap duke bere kaos pa distance e pa maska dhe dole me vrap duke fshehur te verteten e frikshme me shifra qe i modifikoni per te mbajtur ekonomine ne shina.Gjermania u hap para kohe mori nga te fundit shtete masa dhe u hap para gjith shteteve duke rrezikuar dhe bere eksperiment me njerez por shifrat po rriten shume dhe ndaj dole e the mund te mbyllemi prap.
Përgjigju