Gjatë një seance të jashtëzakonshme në Bundestag, kancelarja gjermane Angela Merkel përligji sot dërgimin e armëve për kurdët në veri të Irakut për shkak të kërcënimit që përbën Shteti Islamik për Evropën dhe Gjermaninë.
Gjatë një fjalimi para deputetëve, kancelarja theksoi se "terrori që mbretëron nuk duhet të na lerë indiferentë".
"Ai destabilizon rrezikshëm gjithë rajonin, ka gjithashtu pasoja edhe në Evropë dhe Gjermani. Interesat tona kryesore mbi sigurinë janë të kërcënuara", shtoi ajo.
Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, do të zhvillohen tre livrime armësh që përbëjnë dërgimin e 30 sistemeve predhash antitank, 16 mijë pushkë për luftë dhe 8 000 pistoleta, që do t'u dorëzohen luftëtarëve kurdë.
Për më tepër, Gjermania synon të stërvisë për një javë në territorin e saj një grup të vogël luftëtarësh kurdë për përdorimin e predhave antitank./ATSH/
/Shqiptarja.com