STERNBERG, Gjermani - “Për të dalë nga kriza aktuale ekonomike do të nevojiten më shumë se pesë vjet”. Kështu u shpreh sot në Sternberg, Gjermani, Kancelarja Angela Merkel, e cituar nga agjencia e lajmeve Bloomberg dhe ajo gjermane DPA. “Nevojitet rregull për të bindur botën se ia vlen të investosh në Europë”, komentoi Kancelarja gjatë një takimi të partisë së saj.

“Duhet të mbajmë frymën edhe për të paktën pesë vjet” pasi kjo është periudha që do të nevojitet për të dalë nga kriza, shpjegoi Merkel, e cila i kërkoi partnerëve europianë më shumë impenjim për konsolidimin e bilanceve dhe reduktimin e borxhit, pasi, siç tha ajo, “shumë investitorë nuk besojnë se do të mbajmë premtimet tona në Europë”.

(im/shqiptarja.com)