Merkel: S’do të ketë asnjë zhvillim
të pakontrollueshëm në eurozonë

Merkel: S’do të ketë asnjë zhvillim <br />të pakontrollueshëm në eurozonë
GJERMANI - Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë ditës së hënë deklaroi se ajo ishte dakord me ministrin gjerman të Financave Wolfgang Schaeuble, rreth faktit se nuk do të ketë asnjë zhvillim të pakontrollueshëm në eurozonë.

"Kam dëgjuar rreth këtij shqetësimi në Azi, për faktin se mund të ketë procese të pakontrollueshme në eurozonë, por unë bie dakord plotësisht me ministrin e Financave, që nuk do të ketë ngjarje të pakontrollueshme," deklaroi Merkel për gazetarët në Berlin pas takimit të mbajtur me presidentin e Panamasë, Ricardo Martinelli.

Gjatë një konference për shtyp, ajo tha se kishte siguruar kryeministrin grek Antonis Samaras, se ajo dëshironte që vendi i tij të vazhdojë të qëndrojë në eurozonë, "por puna që duhet bërë ende nuk ka mbaruar, ka shumë për të bërë gjatë ditëve dhe javëve në vijim," shtoi Merkel.

Nga ana e tij, presidenti Panamasë Martinelli bëri me dije se po kërkonte një mënyrë për vendosjen e një mekanizmi për integrimin e monedhës euro në tregun e vendit të tij.

"Ne do të ishin padyshim vendi i vetëm në botë që do të kishim dy monedha, euron dhe dollarin," u shpreh presidenti Martelli.

Ai shtoi gjithashtu se kishte besim të plotë në euro, besim të plotë në ekonominë gjermane dhe atë evropiane.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici