Merkel: S’ka datë të shpejtë për
Serbinë në BE, kusht Kosova

Merkel: S’ka datë të shpejtë për<br />Serbinë në BE, kusht Kosova
BEOGRAD - Kryeministri serb ka porositur sot se për Serbinë është e papranueshme që më 28 qershor të mos e marrë datën për fillimin e negociatave dhe se se dhënia vetëm e “dritës së gjelbër” nuk mjafton, duke kërcënuar në mënyrë indirekte se mosdhënia e datës mund të kërcënojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Këtë deklaratë, Daçiç e ka thënë për gazetarët serbë pas deklaratës së shefit të delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Deger se Serbia më 28 qershor do të marrë vetëm “dritën e gjelbër”.
 
Kryeministri serb e ka quajtur mashtrim të BE-së, nëse Serbia nuk e merr datën për fillimin e negociatave, duke shtuar se pret, që Brukseli megjithatë të përmbushë pjesën e vet të detyrimit.
 
Mirëpo, sipas asaj që raporton agjencia serbe Beta, marrja e datës për Serbinë më 28 qershor duket se është mision i pamundur, pasi qeveria gjermane në Samitin e BE-së atë ditë do të propozojë, që data e negociatave me Serbinë të varet ekskluzivisht nga përparimet në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
 
Ky qëndrim i Gjermanisë, shkruan Beta, do t’i bëhet i ditur nënkryetares së qeverisë serbe, Suzana Grubjeshiç, e cila nesër pritet të takohet në Berlin me përfaqësuesit e parlamentit gjerman dhe me zyrtarë të MPJ-së e të qeverisë gjermane.
 
Kancelarja Angela Merkel, në vigjilje të takimit të deputetëve të CDU, në të cilin nuk mori pjesë, javën e kaluar ua ka arsyetuar deputetëve qëndrimin e saj. Merkel ndjehet e detyruar, që të mos tërhiqet nga qëndrimi i saj, në gusht të vitit 2011, kur me rastin vizitës në Beograd pati thënë se Serbia nuk mund të fillojë negociatat për anëtarësim në BE derisa të mos arrihet marrëveshja për shpërbërjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës".
 
Tani ekziston kjo marrëveshje, por sipas deputetëve konservatorë në Bundestag, problemi qëndron në faktin se ajo nuk po zbatohet në pjesët kryesore të saj, që kanë të bëjnë me zhbërjen e strukturave paralele gjyqësore dhe policore, zgjedhjet lokale dhe çështje të tjera, transmeton Telegrafi.
 
Si mundësia më e afërt e marrjes së datës për Serbinë mbetet fillimi i vitit 2014, por kjo edhe me kusht, që të arrihet më shumë në normalizimin e raporteve të saj me Kosovën.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj