Mero Baze: Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Mero Baze: Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Kryeministri Edi Rama në Athinë

Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë, një qytetar grek po ngrinte flamurin grek.  

Zakonisht flamurin e ngrenë për festa kombëtare ose kur duan të shprehin solidaritet me atdheun e tyre. Në këtë rast shpjegimi i tij ishte pazakontë. 

-Na ka sulmuar Edi Rama,- tha . Duhet ta dijë mirë se këtu është Greqi. 

Ishte i xhindosur. 

Ka shumë pikëpyetje se si Greqia në tërësi dhe politika greke në veçanti do ta përjetojë fjalimin e Edi Ramës. Natyrisht ishte i pazakonte, i pamëshirshëm, dhe mbi të gjitha i paqortueshëm për problemet që ngriti. Duke ju drejtuar diasporës më të madhe shqiptare në një vend të Perëndimit, dhe më e lidhur me Shqipërinë, Edi Rama i preku me radhë të gjitha plagët e tyre, që nga udhëtimi i tyre maleve për një jetë më të mirë, përballja me racizmin, dhunën ndryshimin e emrave, mos lejimi i ngritjes së flamurit nga nxënës të shkëlqyer shqiptar në Greqi etj, dhe deri tek problemet tona historike me Greqinë si atavizma e ligjit të luftës mungesa e njëjësimit të pensioneve dhe deri tek tensionet e fundit. 
Por e gjithë gjuha që përshkruante fjalimin ishte vetëm një lutje rreth të cilës shpaloseshin njëra pas tjetrës gjithë problemet. Lutja e tij ishte që Greqia të pranojë Shqipërinë. 
Pranimi i Shqipërisë si një fqinj pa probleme dhe me përkushtimin për të qenë një fqinjë I mirë është një sfidë që për politikën greke në raport me Shqipërinë është e re, por për Shqipërinë është vonë. 

Greqia është vend mik me Shqipërinë, por me Shqipërinë si vend I dëgjueshëm. Greqia duhet të vendos ta pranojë Shqipërinë e sotme, një vend që ka më shumë nevojë të importoj fuqi punëtore se sa të nxjerrë, një vend që është në kulmin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit dhe që është në rrugën drejt anëtarësimit në Evropë. 

Beteja e Greqisë zyrtare dhe gjithë politikës greke për çështjen Beleri ishte jopropocionale, e ekzagjeruar dhe mbi të gjitha zbulonte faktin se Greqia ende nuk e pranon Shqipërinë as kur sillet si shtet evropian, as kur operon me drejtësi të re të krijuar si mekanizëm nga Perëndimi dhe as kur nuk I bindet dëshirave të politikës greke për çështje të veçanta. 

E gjitha çfarë ndodhi tregon se Greqia e pranon Shqipërinë si një vend fqinjë të dëgjueshëm ndaj saj. Çdo gjë tjetër është e papranueshme. 
Dhe thelbi I fjalimit të Edi Ramës është që ata duhet ta pranojnë që Shqipëria është jo vetëm një vend fqinjë mik me ta, por dhe një vend që po zhvillohet dhe ka një agjendë evropiane. 

Nga ana tjetër, pakica greke në Shqipëri, e cila mund të kthehej në një mollë sherri mes dy vendeve, është në harmoni të plotë me shoqërinë shqiptare. Ata vuajnë dhe gëzojnë ato probleme që ka dhe çdo shqiptar tjetër. Përveç diskriminimit pozitiv në ngritjen e dy bashkive të pakicës greke, Shqipëria nuk ka asnjë ligj special që persekuton pakicat, përkundrazi është nga vendet më liberale në Evropë sa i përket të drejtës së pakicave, në kontrast të thellë në këtë pikë me Greqinë. 
  
Po ashtu dhe biznesi I madh grek në Shqipëri u favorizua politikisht në vitet 2000 dhe ishte prezent në banka, kompani celulare, kompani të mëdha ndërtimi etj., dhe ato pozita nuk I ka humbur nga ndonjë politikë speciale e Shqipërisë kundër tyre por nga ligjet e tregut dhe pse jo probleme që vinin nga kriza greke dhe korrupsioni. 

I vetmi problem që ka pakica greke në Shqipëri është defaktorizimimi politik I tyre, që ka ardhur kryesisht prej politikave të Athinës. Përpjekja e Athinës për ta mbështetur përfaqësimin politik në Shqipëri tek dy tre persona të emëruar nga Athina ka bërë që pakica greke të mos nxjerr dot më deputet të saj në Shqipëri por ata ti delegoj në listat e veta PS apo PD. Dhe kjo është pasojë e politikës klienteliste të Athinës me emra të veçantë në Shqipëri, duke shkatërruar garën brenda pakicës greke, ose duke imponuar emra të Agimit të Art siç është rasti I Belerit. 

Kjo ka bërë që dhe dy bashkitë e pakicës greke në Shqipëri të fitohen nga Partia Socialiste dhe jo nga PBDNJ, sic do të ishte normale. 

Fjalimi I Edi Ramës nuk është I gëlltitshim menjëherë. Disave natyrisht u ka rënë rënd në stomak. Të tjerë po e gëlltisin me mundim.  

Natyrisht ai nuk ishte fjalimi i Reganit në portën e Murit të Berlinit, para se të shembej, por ishte një klithmë paqësore për të shembur çḑo mur mes shqiptarëve dhe grekëve dhe pranimin e njëri tjetrit ashtu siç jemi. 

Por nëse e marrin me qetësi dhe kthejnë kokën pas se çfarë ka ndodhur duhet të kuptojnë se ai fjalim I mbajtur sot nuk është I motivuar nga e kaluara, por nga stadi ku është sot Shqipëria. Është një fjalim peshën e të cilit Shqipëria është gati ta mbaj në shpinë, me po atë stoicizëm që shqiptarët kanë mbajtur në shpinë gjithë kalvarin e tyre 30 vjeçar në emigracion. 

Ai fjalim është një thirrje për Greqinë të pranojë Shqipërinë e vitit 2024, si një Shqipëri që i duhet Greqia si vend mik, partner në biznes dhe politikë dhe një aleat I madh në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Dhe tek pranimi I një realiteti të ri, me realizëm, nis zgjidhja e çdo problem. Në fillim duhet ta pranojmë njëri tjetrin me gjithë problemet që kemi.  

Nëse nuk jemi gati për këtë, nuk jemi gati për asgjë./ Tema

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'