Mero Baze: Albin Kurti duhet të tradhtoj veten për Kosovën dhe Kosovën për egon e tij

Mero Baze: Albin Kurti duhet të tradhtoj veten për Kosovën dhe Kosovën për egon e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Takimi i Ohrit, për nga rëndësia që ka për Kosovën dhe mbi të gjitha për nga nevoja e saj për të ruajtur aleancën me Perëndimin është e krahasueshme me Marrëveshjen e Rambujes. Ultimatumi perëndimor kundër Serbisë nëse nuk e nënshkruan dhe ultimatumi kundër Kosovës nëse nuk e nënshkruan është i qartë, si në Rambuje.

 Serbia do izolohet dhe Kosova do avancohet duke mos pyetur më për Serbinë, nëse Serbia refuzon dhe Kosova firmos. Nëse Kosova nuk firmos ajo do prapësoj gjithë axhendën e saj perëndimore dhe do humbas mbështetjen e perëndimit. 

Albin Kurti i cili pranon planin Franko Gjerman, ndarazi nga ngritja e shoqatës së komunave serbe në Kosovë, (asosacioni), në të vërtet nuk është duke pranuar planin franko gjerman, por është duke bërë propagandë. 

Plani franko gjerman, pa ngritjen e shoqatës së komunave serbe në Kosovë, nuk është plan dhe nuk ofrohet ndarazi. Ofrohet bashkë me ngritjen e shoqatës. 

Ai plan ose pranohet i gjithi ose refuzohet. Nëse pranohet i gjithi Kosova bën një hap thelbësor drejt njohjes si shtet nga Serbia dhe heqjes së pengesave ndërkombëtare për njohje të mëtejshme. Ajo fiton njohjen nga pesë shtetet evropiane që ende hezitojnë dhe vendin e saj në OKB. 

Nëse refuzon i humbet dhe këto që ka arritur.

Loja e Albin Kurtit që bën sikur është dakord me një pjesë të planit është fyerje për Perëndimin. Akoma më fyese kur bën sikur refuzuesi është pala serbe.

Se kush është refuzuesi i planit e di Bashkimi Evropian dhe SHBA që e ofrojnë. Albin Kurti nuk ka pse mërzitet nëse e refuzon Vuciqi. Përkundrazi ai duhet të bëj festë nëse e refuzon Vuciqi. Ai duhet të shqetësohet kur e refuzon vet dhe Vuciqi bëhet njeri i dashur i Perëndimit.

Sipas gjithë gjasave, nga burimet brenda Samitit të Ohrit, Kurti nuk pranon të nënshkruaj ngritjen e shoqatës së komunave serbe në Kosovë, i njohur si “asosacioni”, cka është refuzim i planit franko gjerman. 

Po e bën këtë kur në Kosovë opozita nuk është refuzuese ndaj planit, por është kontestuese ndaj qëndrimeve amatore të Kurti rreth bisedimeve .

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Haradinaj ka pasur qysh në fillim një qnëdirm konstruktiv dhe të drejt për planin duke ofruar mbështetje për qeverinë, një gjest i papërfytyrueshëm për Albin Kurtin kur ishte në opozitë.

LDK partia më e madhe opozitare pas zgjedhjeve të fundit, po ashtu është mbështetëse për planin me disa rezerva teknike në zbatimin e saj.

PDK ka vërejtjet e saj, pro brenda saj ka shumë zëra q ë e mbështesin planin.

Pra opozita në Kosovë e cila mund të ishte problem për Kurtin, është më progresive se Kurti në këtë pikë.

Qeveria e Shqipërisë e mbështet planin pa rezerva dhe i ka bërë thirrje Kurtit ta nënshkruaj si dhe  partive opozitare të mos e konsiderojnë këtë si tradhti ndaj Kosovës por si një hap përpara.

I vetmi që ka bërë thirrej që plani të mos nënshkruhet nga pala shqiptare është Sali Berisha. Edhe ai si Albin Kurti bëjnë sikur janë dakord me planin por janë kundër një pjese thelbësore të planit që është asosacioni.

Është i njëjti qëndrim që Berisha mbante dhe ndaj Konferencës së Rambujes. Ndërsa Konferenca ishte mbledhur për një marrëveshje brenda kornizave që kishte caktuar Grupi i Kontaktit, ku prioritet ishte prania ndërkombëtare në Kosovë, tërheqja e trupave serbe dhe një referendum pas tri vitesh, Berisha bënte thirrje që nëse Konferenca nuk njihte pavarësinë e Kosovës të refuzohej. Pra tejkalonte në kërkesat e tij dhe vet kornizën e Grupit të Kontaktit mbi të cilën ishte thirrur Konferenca. Njësoj si sot.

Për ironi të fatit dhe atëherë në krah kishte vetëm Albin Kurtin dhe Adem Demaçin.

Sot në Ohër diskutohet të nënshkruhet plani franko gjerman i cili e ka brenda asosacionin, kurse Berisha bën thirrje që ai të mos nënshkruhet.

Ka të njëjtin qëndrim si Albin Kurti.

Berisha sot në fakt është në të njëjtat pozita si më 1999 në raport me SHBA. Dhe atëherë ishte i izoluar, nga SHBA dhe BE, edhe atëherë donte të hakmerrej ndaj tyre pse e kishin izoluar dhe përdorte qëndrimin ndaj Kosovës për të tërhequr vëmendjen. Tani që i ka dhe më keq punët e SHBA i dizajnuar si “non grata” bën të njëjtën gjë. 

Ajo që nuk kuptohet është pse Albin Kurti barazon qëndrimet e tij me qëndrimet e politikanit më antiperëndimor në botën shqiptare.

Kosova do të vij dita që do ta nënshkruaj planin franko gjerman. Po ashtu dhe asosacionin, i cili është një mekanizëm garancie për serbët e Kosovës brenda shtetit të Kosovës. Refuzimi i tij, vetëm sa izolon Kosovën dhe nxit serbët të shpallin autonominë duke e komplikuar dhe më keq situatën dhe duke marr perisper standardet e një vendi antidemokratik. 

Është mirë që këtë plan ta nënshkruaj Albin Kurti, si detyrim ndaj qasjes së tij gjithnjë sfiduese kundër asaj që ka bërë Perëndimi për Kosovën. Ai thjesht duhet detyruar ta nënshkruaj, për të hyrë në histori si njeriu që tradhtoi veten për Kosovën dhe jo si njeriu që tradhtoi Kosovën për egon e tij. 

E sigurt është që Kosovën nuk e merr dot me vete në rrugën kundër Perëndimit. Nuk është thirrur në skenë për ti ikur përgjegjësisë për Kosovën, është thirrur për ti shërbyer asaj. Dhe jo Serbisë.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qano: 19/03/2023 08:27

    Mero, ti duhet te lash gojen kur permend Albinin. Ti je thjesht nje komentator sporti medioker, ndersa Albini eshte lojtar klasi. Kupton ca ndryshimi ka nje njeri qe eshte ne loje me nje komentator bajge si ti, qe rri pas xhamit te kabines se vet, i fut nja dy llapa llapa e pastaj shkon te qoftet me raki?

    Përgjigju
  • Arif: 18/03/2023 21:48

    Ky (plaku )Mere , ne cdo shkrim do fuse Berishen ! Si do ia beje kur te mos jete me???? Ndoshta nuk shkruan më !!! Ishalla !!!!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/03/2023 19:04

    O Mero, shaje sa te duash Kurtin, ai kurre sdo perfundoje aty ku sot eshte Thaçi (shoku yt)

    Përgjigju
    • AltinTop: 19/03/2023 00:16

      @Mario: Albini ka bere burg dhe te rrahura ne Serbi…Thaçi pushken ia la Jasharit me shoke dhe vete priti te behet President, ku per ironi te fatit u arrestua nga ato qe i dhane pavarsine Kosoves perjetesisht.. Mero Baze i bie samarit kot pa lidhje…se Thaçin nuk e larteson dot duke share Kurtin..

    • Mario: 18/03/2023 21:44

      Po pse do perfundoje atje, mos mori gje pushken e doli te luftoje si Thaci, apo bente vetem gerr gerr?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë