Mero Baze: Albin Kurti po bën me Bregoviçin, atë që ka tentuar të bëjë Milosheviçi, apo Shesheli

Mero Baze: Albin Kurti po bën me Bregoviçin, atë që ka tentuar të bëjë Milosheviçi, apo Shesheli

Albin Kurti

Ka tri kategori njerëzish që po tentojnë të krijojnë një debat fals mbi koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç, një emblemë e muzikës së ish-Jugosllavisë, i keqpërdoruar më pas nga shpërthimet e nacionalizmave në Ballkan, keqpërdorim që vazhdon akoma, tashmë nga disa “patriotë” shqiptarë.

Në krye të fushatës qëndron Albin Kurti, i cili në fakt nuk ka asnjë problem me Bregoviçin, pasi problemin e ka me Serbinë, të cilën e ka partneren kryesore tregtare në vend. Ai e ka objektiv sherrin me Shqipërinë dhe personalisht me Edi Ramën, me një agjendë të qartë për të thelluar konfliktin me të në emër të “nacionalizmit” . Mund ta kursente Bregovicin se ai, edhe pa të, ka gjetur dhjetëra arsye të krijoj një klimë armiqësore me Shqipërinë, por nuk është se mërzitemi që e gjeti dhe këtë rast. Objektivi I tij për të mposhtur Shqipërinë politike dhe për të zgjeruar tregun me Serbinë armike, është karikatura e vetme e të ashtuquajturit “nacionalizëm” kosovar, i cili në fakt është fiks ajo që i duhet Serbisë në Kosovë.

Madje dhe metodat që po përdor janë tërësisht të huazuara nga Serbia dhe nacionalizimi serb. Po I përdor tifozët “Kuq e Zi”, si tifozat e Cervena Zvedës që “kërcënojnë” me dhunë nëse nuk bëhet siç duan ata. Kjo është gjëja më serbe që Albin Kurti po i ofron Shqipërisë këtë verë.

Albin Kurti e ka të gjithë me Edi Ramën dhe Shqipërinë. Përballja e tij me pushtetin, pafuqia e tij për të menaxhuar gënjeshtrat e veta patriotike dhe mbi të gjitha karakteri i tij frikacak për të përballur me agjendën ndërkombëtar të bisedimeve me Serbinë, e kanë kthyer atë në një skuth të stërkëmbshave ndëshqiptare, për të krijuar probleme të tjera për të mos u marrë me ato për të cilat është votuar.

Bregovic nuk e pengon Albin Kurtin të realizoj ato që ka premtuar në Kosovë, as mirqënien përrallore për shqiptarët, as luftën ndaj nepotizmit dhe farefisnive në pushtet dhe në dashtë as reciprocitetin me Serbinë. Ai thjeshtë i duhet për të mos bërë asgjë nga ato që ka thënë. Bregoviç nuk ka frymëzuar masakra, as me motivet e tij cigane, as me thirrje direkte. Bashkëpunimi i tij me Kusturicen si kineast nuk e bën atë automatikisht një luftënxitës, ashtu siç nuk bën automatkisht patriot Albin Kurtin, fakti që ka bashkëpunuar me Adem Demaçin.

Kategoria e dytë janë një racë këngëtarësh shqiptarë, të cilët nuk kanë lënë këngë serbe e greke pa vjedhur për t’u dukur kompozitor e këngëtarë dhe sot befas duan të bien në sy si patriot, për shkak të hijes ku mund që u bën një muzikant autentik i rajonit. Këta I kuptojë, si gjithë mediokrit që frustrohen nga talentet dhe “patriotizmi” i tyre nuk është se më shkakton më pak bezdi, se muzika e tyre. Kjo është njësoj sikur të thuash që Vaçe Zela duhet ndaluar se ka kënduar në kohën e Enver Hoxhës.

Kategoria e tretë janë një sër kolegësh gazetarë, të cilët I kanë hyrë një debati historiko-shoqëror mbi një moratorium mbi ndëshkueshmërinë e krimeve serbe ndër shqiptarët, që sipas tyre deri atëherë, as Bregovici dhe askush tjetër nga ish Jugosllavia nuk duhet të ftohet në Shqipëri.

Bregovici ka ardhur në Shqipëri kur ka qenë në pushtet Sali Berisha dhe ka qenë i ftuari special i TV Klan, ekranit puthadorë të Sali Berishës. Ka Arthur die Zravko Çoliç. Nuk i pashë të shqetësuar atëherë kaq shumë edhe pse Bregovici mori dhe çelsin e Kryeqytetit dhe Çoliç u prit nga Presidenti i vendit. Bregoviçi nuk po vjen në Shqipëri të mohoj krimet serbe, e as ti kujtoj ato. Po vjen si një muzikant i pranuar ballkanas. E di që e kanë me Edi Ramën edhe pse nuk e ka ftuar ai, por ky është fiks reagimi, që ai ëndërron në këto raste. Kursejani këtë nder!

I mirëkuptojë qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës që ndjehen të frustruar nga ideja se Shqipëria nuk ka të njëjtin standard të refuzimit ndaj Serbisë, kur vjen puna tek pushuesit nga Serbia në Shqipëri, apo këngëtarët nga Serbia, por kjo nuk ka të bëj me patriotizmin, por me iluzionin e tyre se çfarë duhet të refuzojmë nga Serbia. Nga Serbia duhet të refuzojmë nacionalizmin, politiken kriminale ndaj popujve te tjerë, përfshij dhe shqiptaret, duhet te refuzojmë sindromën e Millosheviçit dhe Sheshelit, që duan të dominojnë shoqërinë me nacionalizëm. Vet Kosova nuk refuzon as miellin, as keksat, dhe as gjithë 70 për qind të tregut që e ka nga Serbia.

Shqipëria ka respektuar dhe mbështetur çdo politikë të Kosovës ndaj Serbisë, sa i përket krimeve të luftës dhe historisë së tyre të vjetër dhe të re. Por të thuash se Shqipëria po shet Kosovën se lejon turistë serb të pushojnë në Sarandë, ndërkohë të njëjtët që bëjnë këto akuza, janë thjesht tregtarë të paketave turistike për Mal të Zi apo Turqi, nuk është luftë patriotike ndaj Shqipërisë, por agresion ekonomik ndaj Shqipërisë, jo në emër të Kosovës, por në emër të Malit të Zi, apo Turqisë. Janë të lirë ta bëjnë atë luftë tregtare, por jo të na e shesin si lufte patriotike. Nuk ua kemi ne fajin që nuk ua mbushin mendjen dhe serbëve të shkojnë në Turqi apo Mal të Zi, e jo në Sarandë apo Durrës.

Ajo që po bën Albin Kurti dhe sëra e tij në Kosovë me Bregoviçin, është fiks ajo që ka tentuar të bëj me të, Millosheviçi apo Shesheli, ta përdornin si mish për top, për një revansh nacionalist ndaj një vendi tjetër. Në këtë rast Albin Kurti po e përdor kundër Shqipërisë. Faleminderit, por Shqipëria nuk ka nevojë për “polici patriotike” drejtuar nga Albin Kurti, se çfarë duhet të lexoj, shikojë apo dëgjoj. Personalisht më mirë dëgjoj motive cigane, se sa motivet “patriotike” të Albin Kurtit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 24/08/2021 20:39

    Artikull me te poshter qe moti nuk paskam lexuar! Per gjithe ju komentues injorant dhe te padijshem, ju lus vetem te shiqoni videon e ndeshjes futbollistike Serbi-Shqiperi edhe te ndegjoni me kujdes thirrjet vrasese te tifozeve serb kunder shqiptareve dhe pastaj komentoni o legena. Aty luajti Shqiperia kunder Serbise jo kunder Kosoves. Pra kjo eshte fetyra e vertete e Serbise qe don zhdukjen e cdo shqiptari pa marre parasysh ne cilin rajon jeton! Ky Mero qelbesira per disa leke, eshte ne gjendje te i hy ne byth secilit politikan sic i hyn tani Edi plehres. E sa per turizem, nese Serbia i le cdo vit 500-600 euro ne Shqiperi une terhiqem nga te gjitha qe thashe deri tani! Por nuk mundet as Mero qelbesira e as Edi m.. Rama te me beje te urrej vellezerit shqiptare kudo qe jane sepse ate kenaqesi nuk do e kete nga une!

    Përgjigju
  • vinin: 08/08/2021 15:15

    Goran Bregoviçi eshte nje artist i madh. Muzika e Tij dhe Kenget e Tij jane shume melodioze dhe te bukura. Te shikojne keto pseudo artistet e shqiperise, se mos kopjojne ndonje gje nga Ai, se asgje tjeter s'dine te bejne dhe te mos llapin shume per gjoja 'patriotizma' e lloj, lloj llogjesh te ketij soji se vetem patriota dhe nacionaliste nuk ka ne shqiperi...

    Përgjigju
  • Shkodra: 07/08/2021 22:03

    Nëse Bregoviçi këndon (për respekt ndaj Shqiptarëve) këngen “Xhamadani vija-vija”, atëherë do të jetë më se i mirëpritur. Në fund të fundit…ne po e falim për interpretimet e tij të këngëve patriotike Serbe që tingëllojnë kundra Shqiptarëve, pasi artisti nuk duhet të akuzohet pse mund të luajë rrolin e Hitlerit, artisti është thjeshtë një interpretues. Le ta tregojë dhe vërtetojë këtë teori, siç thashë më sipër, duke kënduar Shqip e të shohim pastaj sa mëndjehapur do t’i kemi Serbët dhe Bregoviçin.

    Përgjigju
  • MASLLI: 07/08/2021 21:49

    Këtu nuk ka të bëj me muzikën e Bregoviq që ma e ka të afirmuar në botë por me inate politike nga ata që gjandari serb u shkel çdo ditë kufirin dhe futet thellë nē Kosovë në janë të zotë dhe atëdhetarë përse nuk u regajnë Kurti e Konjufca po të skeli një polic grek a maqedon kufirin Kurti e donë largimin e Ramës

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/08/2021 19:24

    Kush jeni ju që vajtoni për shovenistët serb ?

    Përgjigju
    • Tipipo: 07/08/2021 22:45

      Jane derrat shqipfoles me adn Serbistani. Sic thuhet ndryshe ne popullorce, majmunat e propagandes.

  • Jovani: 07/08/2021 19:14

    O Kalimero, kur do mesosh te shkruash artikuj mer jahu? C’te rruget ty per brekovicin a bregovicin a cfare e ka emrin? Nuk e di nese te ka rastisur t’ja degjosh kenget, por i ka skandal. Artisti e ka per fyerje nese brekovici cilesohet si artist, po keshtu eshte kur ay robua yt, edvin bq, do ta sjelle me sori ne Shqiperi. Pse nuk shkruan artikuj se perse duhet t’i imponohet Shqiperise dhe Shqiptareve pseudo arti serv ose e ashtuquajtura kulture serbe? Nese i pelqen atij robuas tend, edvin bq, le te shkoje dhe ta degjoje ne serbistan. Nese nuk i punon makina, te marrinnje pale kufje dhe ta degjoje ne shtepi apo ne seli te ps apo ku te doje. Duke qene se bashkia e korces ka miratimin paraprak per pseudo artistin brekovic, a nuk te duket ty diskriminuese ndaj artistave Shqiptare dhe Kosovare? Edhe ky i imi e ka emrin Goran Bregovici, por nuk shoh servistanin te perkulet sic ben robua yt. Pervec kesaj, c’te duhet ty se c’ben km Kosovar per nje bq si brekovici? Te kam thene sa here, mos genje ne artikujt tuaj. Behu burre dhe jo bq. Te fala robuas tend. Do ti imponohen ca gjera pasi te mbaroje mandatin.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 07/08/2021 18:32

    O nipat e Esat Pashe Toptanit e Miladin Popoviqit a e thirret prap Goran Bregoviqin - o non e moter te gjitheve.

    Përgjigju
  • LORA: 07/08/2021 17:01

    Përgjigju
  • PROFESORI: 07/08/2021 16:51

    O Albinrregulloni njehere Kosoven ballafaqohuni me Serbine vendosni ligjin ne veri te Mitrovices se po komandojne atje serbet e ju rrini e beni sehir ne Kosove hyn nga Serbia derri e dosa e ju vec beni sehir se jini te pa zot e lini Shqiperin SE KA ZOT ndoshta ssicpo vepronipo i jepni nje dore ndihme Serbis Nje luge corbe e prishurju shtyn te kundervini shqipetaret me shqipetaret Mos bre burra cbeni keshtu.

    Përgjigju
  • eri: 07/08/2021 16:44

    me e mira do ishte mos tvinte ky serbi perderisa ngjallin shqetsim dhe urrejtje ke vllezerit tone kosovar

    Përgjigju
  • Sifi: 07/08/2021 15:35

    Pseudonacionalizmi i bazuar ne prova te rreme vec veten demton.Cdo njeri i kulturuar kerkon paqe dhe jo konfrontimin.Zoti na ruajt nga moskuptimi i dirigjuar politikisht

    Përgjigju
    • Arber: 08/08/2021 23:02

      Albin Kurti ashte nje cop injodant nuk i jen as te bytha Edi Rames liderit te ballkanit

  • Biku: 07/08/2021 15:35

    Albin kurti lapanjoz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur