Mero Baze: Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik

Mero Baze: Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të trembë administratën e tij, përfshi policinë dhe kryetarët e bashkive në gjithë Shqipërinë, duke iu kujtuar përballjen me ligjin, për shkak të korrupsionit të shtuar dhe papërgjegjësisë në kryerjen e detyrës. Është qartazi një betejë e cila kërkon të frenojë arrogancën e mandatit të tretë nga administrata e tij, e cila në kushtet e mungesës së opozitës në pushtet lokal dhe mbipushtetit të socialistëve në gjithë qeverisjen e vendit, është një barrë e rëndë, e cila mund ta zërë nën vete Qeverinë, nëse nuk luftohet në kohë.

Por nga përvoja e tetë viteve të shkuara në pushtetin e Edi Ramës, mund të nxirren disa mësime për fenomenin e korrupsionit.

Rreziku i parë dhe më i madhi që ka prodhuar korrupsion në administraten e Edi Ramës, është mbipushteti, dhe këtu kam parasysh jo vetëm mbipushtetin e Edi Ramës, por dhe të individëve që ai u ka deleguar mbipushtet.

Asnjë person që ka marrë mbipushtet në mandatin e tij nuk i ka shpëtuar korrupsionit, pa paragjykuar vullnetin e tij.

Njerëzit e mbipushteshëm të Edi Ramës kanë përfunduar të gjithë në gjykata, janë djegur politikisht dhe mund të ballafaqohen në një periudhë afatgjatë me problemet e periudhës së mbipushtetit të tyre. Thjesht i ka marrë më qafë.

Kjo jo pse ata ishin doemos të prirur për t’u korruptuar, por se mbipushteti në një shoqëri si e jona, të prodhon një enturash të korruptuar, të nxitur nga fuqia e pushtetit.

Edhe në prag të mandatit të tretë, duket se Edi Rama ka tendenca që disa ministrave të vet, t’u japë më shumë aksese dhe pushtet, se të tjerëve, duke kontrolluar thuajse në një dorë shumë nga sektorët më të rëndësishëm që kanë të bëjnë me prokurimet publike.

Nuk është se po u bën nder. Po u bën dëm dhe mund t’i shikojë pas ca kohësh në bankën e të akuzuarve, duke u shndërruar nga “yje në ngjitje”, në pluhur meteori. Dhe këtë e ka në dorë vetë. Nuk i mungojnë shembujt e hidhur të bërë me dorën e tij.

Rreziku i dytë është pushteti i pakontrolluar i shumë agjencive apo ndërmarrjeve publike të tij, që kanë lidhje vertikale me të dhe injorojnë pushtetin politik të ministrave dhe nevojën për të qenë kompatibël me politikat e zhvillimit.

Duke qenë se janë të krekosur nga lidhja direkte me kryeministrin dhe kanë aftësinë të zbulojnë shijet dhe dëshirat e tij, ata janë kthyer praktikisht në individë fuqiplotë, klientelistë, apolitikë, dhe natyrisht legjenda urbane të korrupsionit.

Këta janë individët e mbipushtetshëm financiarë të pushtetit, që shpërndajnë fonde ku u do qejfi, marrin parapagim për çdo subvencion nga programet shtetërore apo ndërkombëtare, flasin për përqindje tenderash ende pa të paguar paratë etj. Dhe i kap gazi kur i merr ndonjë ministër në telefon, se u duken si miza para pushtetit të tyre financiar.

Rreziku i tretë është mungesa e opozitës në pushtetin lokal dhe në Parlament, që deri tani ka qenë një arsye për të “punuar rehat” dhe korruptimi i saj prej pushtetit. Kjo natyrisht nuk është në dorë të Edi Ramës, por të opozitës, por është problem i Edi Ramës.

Akoma më keq është kur kemi të bëjmë me një opozitë të korruptuar, që kërkon pjesën nëpër tendera e agjenci prokurimesh, dhe në vend të bëhet pjesë e debatit publik kundër korrupsionit, bëhet pjesë e luftës së bërrylave për të vjedhur klientë të caktuar.

Dhe i kemi te freskëta rastet kur opozita bente betejë duke lexuar buletinin e prokurimeve dhe ndërpriste betejën kur një klient i kryetarit merrte një pjese rruge, si tek Unaza.

Ne kemi sot disa emra të fuqishëm të botës së biznesit, që janë të tejngopur me kontrata dhe favore shtetërore, për të cilët askush nuk thotë asgjë, pikërisht për shkak të korruptimit të opozitës, shtypit dhe drejtësisë.

Sot njerëzit që emërojnë e shkarkojnë gjykatës apo prokurorë, janë më shumë biznesmenë, se sa politikanë.

Ndaj Edi Rama nuk ka shumë gjëra për të bërë kundër korrupsionit. Ai thjesht duhet të heqë dorë nga pushteti politikë për të favorizuar individë, për t’u dhënë mbipushtet ministrave apo drejtuesve të agjencive, kryetarëve të bashkive apo drejtoreve të policisë.

Ai duhet ta lërë shtetin të punojë vetë, drejtësinë të bëjë punën e vet, garën për tendera pa ndërhyrje politike, dhe nuk ka nevojë fare të mbajë fjalime kundër korrupsionit.

Ilaçi i vetëm kundër tij është një shoqëri e lirë, që nuk influencohet nga qendra mbipushteti për të devijuar ligjet dhe rregullat e tregut. Pjesën tjetër e bën vetë drejtësia. E di që mund të mos e bëj shumë mirë, por e bën më mirë se Qeveria.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 10/07/2021 14:53

    Mero nje shkrim perfekt per mbipushtetin ,por une mendoj se fajtori jryesor eshte opozita e sotme qe ka gjynahe me oje ,por opozita sgtepise qe i jep keshilla per parate publuje te shkojbe per rrush dhe kumbulla.Me teorite e reja te ekonomise eshte qe cdo lek unvestim te kemi 1.3 leke fitim ,tek ne eshte ndryshe investojne 2 leke dhe marrim 9.8 dhe prandaj borxhi publik rritet

    Përgjigju
  • Scodrinon: 10/07/2021 03:25

    Sic tha pararendesi i im “Super Shkrim”, Z. Baze edhe kesaj here i keni “rene pikes.”. I keni dhene kuptim te ri asaj cfare ne boten perendimore quhet hunde bojekaferi, ose sic thote populli b*thlepirje. Ne artikullin tuaj ju thoni: “Asnjë person që ka marrë mbipushtet në mandatin e tij nuk i ka shpëtuar korrupsionit, pa paragjykuar vullnetin e tij.” Cil tiran bq. njihni juve qe ka futur veten ne burg per shkelje te te drejtave te kombit te tij? Cfare po thoni ne artikullin tuaj Z. Baze, qe paska gjoja nje fare “pamvaresie” ne administraten e tiranit tone te perbashket? Si mundet qe nje gazetar i nje niveli profesional tuajin, te mundesoje ndarjen “psikologjike” dhe “patologjike” midis dhunuesit dhe te dhunuarit ne nje menyre kaq te pallogjikshme sic e shpalosni ne artikullin tuaj? Tirani er vella, ka nje fund dhe nje fund te vetem. Kudo qe te fshihet dhe kudo qe te futet. E ka emrin BURG! Ne qofte ne pushtet quhet burgu i pushtetit, se sun bejne asgje qe i jep liri dhe detyrohet te qendroje aty, duke u zvarritur zyrave te pushtetit qe te mbijetoje. E nese mbaron se pushetuari, e pret burgu i burrave, aty ku tirani kthehet ne kucke! Pra Z. Baze, nese te pelqen profesioni, beni cfare ju kerkon profesioni dhe mos u bej hunde boje kaf dhe vrimaxhi. Suksese.

    Përgjigju
  • Caci: 09/07/2021 22:42

    Mire qe fole njehere tamam. Ta shenojme. Ashtu me lule e lale se mos i mbesi qefi Rames, po prape mire e ke shigjetuar. Mandati i trete i Rames eshte konsolidimi i pozites se tij personale, familjare, enturazhit perreth dhe oligarkeve te te tij. Jo thjesht per para, pasi ata sot e ndjejne veten ne te tille status qe paraja nuk u hyn ne sy. Mandati i trete eshte permbyllje e pushtimit te prones publike dhe private nga ky konglomerat, me fokus kryesor detin dhe pasurite e tij (peshkim, nafte, gaz), bregdetin dhe cdo gje te lidhur me te, token bukqesore, truajt per ndertime, kullotat dhe pyjet, ullishtat etj. Ky eshte synimi i tyre ne mandatin e trete:pushtimi territorial i Shqiperise, ne nje forme apo tjeter. Keto show per korrupsion si krere bashkish, drejtore e deri ministra qeveria, do ti shikoni ne vazhdim. Jane pjese e propogandes per te mbuluar synimin e pushtimit te territorit. Dhe populli do kenaqet, hambajgasadoret domosdo. Ndaj te lumte o Mero qe e shkrove kete arrikull.

    Përgjigju
  • Super shkrim: 09/07/2021 22:25

    Edhe kete here i ke rene pikes z. Mero! Super analize super keshille. Ishalla e lexon Kryeministri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi