Mero Baze: ‘Bashkimi’ që vulosi ndarjen e opozitës

Mero Baze: ‘Bashkimi’ që vulosi ndarjen e opozitës

Berisha dhe Meta

Duket që Sali Berishën nuk e mbajtën më nervat me retorikën e bashkimit. Edhe pse u përpoq t’i kompleksonte deputetët e PD që nuk e pranojnë atë, duke u treguar i “hapur” të pranonte kërkesat e tyre pas kafes së parë të dy negociatorëve, gjithçka u duk e pashpresë.

Ilir Meta/Metaj mbeti shpresa e vetme e Berishës. Dhe vrapoi të lidhë publikisht një marrëveshje me të, e cila në thelb i lë Sali Berishës përgjegjësinë e fitores dhe Ilir Metës përfitimet e fitores.

Edhe pse në dukje Ilir Meta/Metaj duket sikur i ka ofruar konsensus Berishës, në të vërtetë ai ka demonstruar mosbesimin tek fitorja dhe ka siguruar që pjesa e tij e pushtetit të mos preket, duke lënë të hapur rrugën që të fusë emrat në listën e përbashkët në atë masë që të diktojë çdo shumicë në këshillat bashkiakë, në krahun e opozitës.

Por përtej kësaj, marrëveshja Berisha- Meta/Metaj efektin kryesor e ka tek konsolidimi i ndarjes brenda Partisë Demokratike. Me këtë vendim të njëanshëm duke pritur frytet e dialogut me PD, Sali Berisha praktikisht bashkoi votat e tij me ato të Meta/Metaj, dhe po përpiqet t’i imponohet krahut tjetër, ose t’i nënshtrohen këtij grupimi, ose të ndahen më vete.

Ata po poshtërohen duke ua bërë fakt të kryer primaret e Berishës dhe kushtet e Meta/Metaj për të. Dhe kjo natyrisht që e konsolidon përfundimisht ndarjen mes Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.

Vendimi e bën opozitën tri polare. Në një pol është Berisha- Meta/Metaj, në tjetrën Partia Demokratike ku janë mbështetësit e Lulzim Bashës, dhe pjesa tjetër partitë e vogla të pavarura që nuk dëshirojnë të jenë me asnjë palë.

Përpjekja tinëzarë e Berishës që t’i thithte këto fraksione përmes retorikës së bashkimit dështoi, pasi vet Berisha kuptoi se nuk ishin të gatshëm të pranonin kushtet e tij dhe autoritetin e tij. Dhe atij nuk është se i duhej bashkimi, por nënshtrimi i këtij fraksioni prej tij.

Tani ky shans u dogj përfundimisht. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës së Tiranës për vulën dhe siglat e PD, e sigurtë është se në zgjedhje do të jenë dhe kandidatët e mbështetur nga Lulzim Basha. Ky është produkti i parë i marrëveshjes Berisha- Meta/Metaj.

I dyti natyrisht do jetë humbja në zgjedhje, që sipas kësaj marrëveshje, është përgjegjësi e Berishës. Të tretin e dimë të gjithë. Ai nuk do pranojë humbjen dhe do vazhdojë të shkatërrojë opozitën.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja