Mero Baze: Berisha përballë dy braktisjeve

Mero Baze: Berisha përballë dy braktisjeve

Sali Berisha

Sali Berisha ka gjithë jetën që përpiqet të bëjë gjëra të panumërueshme, të paverifikueshme dhe mbi të gjitha, të vetëvlerësueshme për opinionin publik nga ai dhe jo nga vet opinioni publik. Për herë të parë në fund të karrierës së tij, ra në kurth dhe u përpoq të bëjë sfidën e jetës në një vend ku karriget numërohen, boshllëqet duken dhe gënjeshtrat nuk shkojnë.

Nuk e di sa bindëse ka qenë arsyeja që mitingu hapës i fushatës duhej bërë në stadium, aty ku dhe u sajua rilindja e partisë së tij, por e sigurtë është që të gjithë kanë besuar gënjeshtrat e Berishës dhe kanë menduar se e mbushin stadiumin. Në fakt nuk mbushën dot as një të pestën e tij, pra nuk shkuan dot as 4 mijë vetë.

Dhe i pari në listën e atyre që e kishte auto sugjestionuar veten ishte Ilir Meta. Qysh nga 2 marsi i 2021, kur Berisha i çoi njerëz në shesh dhe atij ju duk vetja lider popullor, ai beson se Berisha mbush çdo shesh apo stadium, mjafton ta vendosi.

Dhe duket që ishte nxitësi kryesor i çeljes së fushatës në stadium, pasi kishte gjithë javën që bën ftesa personale për të shkuar në stadium dhe kishte menduar gjatë dhe skenarin të ngjitej dhe si Pitkini nëpër shkallë.

Edhe më e rëndë ishte dinamika e qëndrimit të njerëzve në stadium. Diferenca e njerëzve kur foli Belindi me atë kur foli Berisha ishte gati gjysmë për gjysmë. Edhe pse Berisha u vonua shumë të vinte, me shpresë se njerëzit do shtoheshin, ai në fakt e zbrazi dhe atë hapësirë që gjeti të mbushur, pasi kishte folur Këlliçi.

Kështu që Berisha u gjend sot përballë dy braktisjeve. Braktisjes së madhe të mbështetëseve të tij për mitingun çelës të fushatës në stadium, ku kishte më pak njerëz se sa kishte kur themeloi partinë, dhe braktisja e dytë e madhe kur ai mori fjalën, që është një sinjal se ai dhe brenda Foltores është po aq i padëshiruar sa jashtë saj, pavarësisht se njerëzit aty ndjehen të marrë peng e shpresojnë të bëjnë përpara kur të ikë ai.

Ndoshta kjo do ishte më e lehtë sikur ta kishte bërë në ndonjë cep të Tiranës dhe të thoshte si zakonisht se ishin 200 mijë vetë. Se deri tani është tallur me Lulin që në një sallë me 1500 karrige fuste 4500 delegatë, kurse ky në një stadium me 25 mijë vende nuk fut dot 2500 vetë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pupu: 15/04/2023 21:11

    Ja bene ... krejt Saliut dhe spiunit Meta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit