Mero Baze: Debati mbi protestat 'anti-Veliaj' zbulon axhendën false të opozitës

Mero Baze: Debati mbi protestat 'anti-Veliaj' zbulon axhendën false të opozitës

Pamje nga protesta e opozitës te bashkia Tiranë

Brenda opozitës ka nisur një debat mbi dështimin dhe vazhdimin e protestave “anti-Veliaj”. 

Ky është rasti i parë ndoshta në historinë e një opozite në botë, ku për ndalimin apo vazhdimin e protestave, nuk shprehet pala ndaj të cilës protestojnë, por vet protestuesit.

Qysh në fillim të protestave, edhe pse u pa që nuk ishin protesta, por dezhurnë me pagesë nga grupi i gatshëm i penxheres, e kam theksuar se ato ishin një fat për Veliajn, pasi përveç se e forconin politikisht, i jepnin mundësinë të bënte diferencën mes qytetarëve të Tiranës dhe grupit të gatshëm të penxheres.

Sidoqoftë dështimi i tyre nuk ka ardhur thjesht nga fakti se nuk gjen dot në qytet njerëz të zemëruar me Bashkinë, apo dhe me Veliajn. Po të ishte ky fokusi dhe mund të gjendeshin së paku disa herë më shumë se 20 vetët që shkojnë çdo të premte e të martë, si ata që ndiqnin dikur shkollën e natës.

Problemi është se axhenda e protestave anti-Veliaj, është hileqare dhe nuk përfaqëson kauzat e opozitës kundër Bashkisë. Po të dëgjosh fjalimet e atyre që flasin para Bashkisë, të krijohet ideja që Erion Veliaj është kryeministri i Shqipërisë pasi aty protestohet për gjithçka që u bie në mendje.

Oratorët pak a shumë thonë se “në Shqipëri po ikin njerëzit, Shqipëria po boshatiset”, Të japë dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri po vidhet me PPL e koncesione, të japë dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri ka lidhje të krimit me politikën, të jap dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri media është e kontrolluar, të japë dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri ish- zëvendeskryeministri po denoncon korrupsionin, të jap dorëheqje Erion Veliaj”,"në Shqipëri drejtorët po vjedhin me tendra dhe biznesmenë klientelistë, të japë dorëheqje Erion Veliaj”…

Broçkulla të tilla njerëzit i kanë dëgjuar rregullisht dhe kanë votuar Edi Ramën, dhe do të vazhdojnë ta votojnë përsëri.

Por problemi që ka opozita me këto protesta, është pafuqia e saj për t’u përballur me qeverinë, dhe dikujt, ndonjë strategu, i shkoi në mendje “të kapim ç’të kapim” e të rrezojmë Veliajn, se ndoshta na ndihmon dhe qeveria.

Kështu humbën shansin edhe për të rrëzuar Veliajn, edhe për të bërë opozitë normale.

Natyrisht zërat që thonë duhet ndërprerë ky turp janë racionale, por në fakt nuk është se janë në interes të Veliajt. Kështu si u bënë e po vazhdojnë të bëhen, ato janë i vetmi ilaç politik për Veliajn.

Më hallexhinj ngjajnë ata që këmbëngulin të vazhdojnë. Ata zbulojnë pikërisht axhendën false kundër Bashkisë për shkak të pafuqisë që kanë për t’u përballur me qeverinë. Dhe meqë e kanë marrë përsipër dhe ndoshta kanë marrë dhe ndonjë lekë për këtë punë, tani nuk duan të dorëzohen sa të harxhojnë lekët. 

Si janë katandisur mirë është që dhe Veliaj t’u çojë ndonjë lekë, meqë i ka dalë nami që i blen këta të opozitës, dhe të shtyjnë këtë verë para Bashkisë. Nga shtatori kismet ç’fat të kenë. Ata dhe udhëheqësit e tyre. Ndoshta shpëtojnë dhe nga dezhurni para bashkisë, dhe nga dezhurni poshtë penxheres.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Democrati: 24/06/2024 09:37

    Ne ja nisëm Nano ik, pastaj Rama ik, tani jemi Veliaj ik, inchallah nuk po përfundojmë me një kryetar komune ik, se keta duket sikur nuk degjojne. Ne bertasi ik e keta po aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion