Mero Baze: Dilemat nacionalisto djathiste të Ilir Metës

Mero Baze: Dilemat nacionalisto djathiste të Ilir Metës

Ilir Meta

Procesi i shndërrimit të fraksionit të majtë të Partisë Socialiste, (LSI) në parti të djathtë nisi sot me një sërë turbullimesh të vogla . Duke dashur të tregojë se si socialistët erdhën në pushtet më 2013 për “të shkatërruar Shqipërinë”, Agim Nesho, i cili është simbol i ndryshimit nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme, tha se Edi Rama erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave. Kjo është një shprehje që në fakt i dedikohet aleancës së Edi Ramës me LSI më 2013. Agimi i shkretë e vuri pak sallën në siklet, por e kaloi

Pastaj doli Ilir Meta që shpalli luftën e tij me Greqinë, duke akuzuar Lulzim Bashën se ka lidhur marrëveshjen e detit me Greqinë dhe Edi Ramën si bashkëpunëtor të tij, që po e çon çështjen në Hagë.

U vu pak në siklet në fakt, pasi Sali Berisha vazhdon ta mbrojë marrëveshjen e detit 2009, dhe nuk e akuzon Lulzim Bashën për atë marrëveshje.

Pastaj u kujtua që dhe vetë ka marrë dekoratën më të lartë të Greqisë atë të Kryqit të Artë për shërbime ndaj Greqisë dhe u përpoq të kujtojë se i ka dhënë shtetësinë Hirësisë së tij Anastas, dhe lejen e Katedrales në Tiranë. D.m.th. në koshiencën e tij, këtë nder ja kishte bërë Greqisë, se atëherë ishte progrek, ndërkohë që Hirësia e tij Anastas është Kryepeshkop i Shqipërisë dhe katedralja në qendër të Tiranës nuk është e Greqisë, por e besimtarëve tanë ortodoks.

Me sa duket dhe këtu do pak kohë të kalojë nga progrek në antigrek.

Pastaj kaloi tek Kosova. Aleanca e tij me Albin Kurtit dhe shoqëria e fort e javës së fundit me Vjosa Osmanin, një urrejtëse e sëmurë e Shqipërisë, kishte bërë punën e vet. Kishin dizajnuar së bashku një plan se si të akuzonin Edi Ramën se po ndan Kosovën. Madje se si dhe rezoluta kundër hetimeve të Dick Martit, të quhej e pavlefshme, edhe pse ka një përpjekje ndërkombëtare për ta marrë atë në konsideratë dhe për të anuluar rezolutën e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.

I vendosur të tregohet patriot, befas u kujtua për lidhjet e tij okulte me Serbinë, për bisedat me ministrin e jashtëm rus, për dashurinë e tij për Beogradin e vitit 2001, dhe filloi të justifikohej se dhe ai është për lëvizje të lirë në Ballkan apo për tregti të lirë, por nuk duron dot këtë “kujdesin” e Edi Ramës për Kosovën, i cili e bezdis me shumë se retorika antikorrupsion e Albinit.

Në fund u përpoq të shpaloste dhe vizionin e tij sovranist, dhe si shenjë sublime të përkushtimit tha se ishte gati të vdiste për Shqipërinë qysh nga ai moment.

Pati një heshtje në sallë, në pritje të aktit,...por nuk ndodhi asgjë. U pa që dhe ai ishte premtim i rremë.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja