Mero Baze: Dua Lipa, si  “Bregoviqi” i radhës i Albin Kurtit

Mero Baze: Dua Lipa, si  “Bregoviqi” i radhës i Albin Kurtit

Dua Lipa

Një vit më parë koncerti i këngëtarit serbo- kroato- boshnjak, Goran Bregoviq, u përdor për një fushatë të egër armiqësie ndaj Shqipërisë, dirigjuar nga Albin Kurti. Ftesa e Bashkisë së Korçës për Bregoviqin që të këndonte në festivalin e birrës në Korçë, u kthye në një luftë të shenjtë të qeverisë në Prishtinë, kundër Tiranës zyrtare, duke mobilizuar gjithë llumin dhe primitivizmin e trojeve shqiptare në funksion të axhendës personale të Albin Kurti, për ngjallje urrejtje ndaj Shqipërisë.

Motive patriotike për këtë fushatë primitive kishte plot. Këngëtari ishte serbo- boshnjako- kroat, kishte një këngë me emrin “Kallshnikov”, kishte kënduar kundër demonstratave të vitit 1981 në Kosovë për të mbrojtur Jugosllavinë e Titos, më pas kishte kënduar dhe kundër Milosheviqit, por ajo nuk i quhej.

Ishte një fushatë ku askush nuk donte të dëgjonte këngët e Bregoviqit, por biografinë e tij, shkruar nga shqiptarët “patriotë”.

Megjithatë ai erdhi në Korçë, këndoi dhe iku i qetë. E gjithë çfarë i duhej Albin Kurtit, ishte të krijonte një armik imagjinar në Tiranë, kundër Prishtinës.

Këtë prag vere nuk po gjente armik të ri dhe e krijoi vetë.

Këngëtarja shqiptare më e famshme në botë Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, u refuzuan të organizojnë “Sunny Hill Festival” në periferi të Prishtinës, edhe pse ka një traditë dy vjeçare shumë të suksesshme.

Në vend të shpjegimeve për arsyet, Albin Kurti ka lëshuar llumin rrugëve, që akuzojnë Dukagjin Lipën se se nuk është patriot, pasi po kërkon tokë për festival. Sipas tyre, Dukagjini duhet ta bëjë festivalin në zyrat e Vetëvendosjes që të quhet patriot dhe jo në një lëndinë në Kosovë.

Pas kësaj, Tirana shfaqi menjëherë gatishmërinë për ta pritur festivalin në “Kodrat e Liqenit” dhe kaq ka mjaftuar që tani fushata të drejtohet kundër Shqipërisë. Dhjetëra teori konspirative se si Shqipëria ka dash ta marrë këtë festival tinëz dhe të dëmtojë Kosovën janë në qarkullim.

Armiku i ri tani nuk është Bregoviq, por Dua Lipa. Ajo është tani një këngëtare që ka shit Kosovën  për para dhe mbi të gjitha, po shkon të këndojë tek një vend që është pjesë e “Ballkanit të Hapur”, që d.m.th pjesë e Serbisë, madje madje dhe e Rusisë.

Refuzimi i hapësirës për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë u bë në të njëjtën mbledhje qeverie, ku u miratua ndërtimi i Xhamisë së Madhe para oborrit të Radio Prishtinës, në një hapësirë që dhe ashtu s’ke ku të lëvizësh. Kjo e mbingarkoi debatin dhe me fanatikë fetarë, duke e bërë Kosovën të duket një vend i drejtuar nga talibanët.

Në gjithë këtë histori, në fakt Shqipëria po fiton pa ndonjë meritë të veçantë të Edi Ramës, apo Erion Veliaj. Është nga ato raste kur dhe të duash ta inskenosh se si mund ta nxjerrësh primitiv një lider, nuk e bën dot kaq mirë se sa e bën Albin Kurti për veten.

I izoluar nga bota shqiptare dhe elektorati i Kosovës që e rrëzoi brenda gjashtë muajsh nga 51 për qind në 25 për qind në zgjedhjet lokale, Albin Kurti si gjithë liderët paranojak në botë, e ka të nevojshme të shpikë një armik, për të mbijetuar.

Putini ka shpikur nazistët në Ukrainë, Orbani ka shpikur Sorosin, Erdogani ka shpikur Gulenin, kurse Albin Kurti ka shpikur Shqipërinë.

Mbajtja gjallë e urrejtjes ndaj Shqipërisë është e vetmja shpresë që ai ka të mbajë të bashkuar gjithë trushpëlarët rreth vetes, ndërkohë që shqiptarët po bashkohen me njëri- tjetrin, po pushojnë në Shqipëri, po këndojnë në Shqipëri, madje dhe po zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.

I vetmi njeri i izoluar nga bota shqiptare sot është Albin Kurti dhe njerëzit e tij. Ata që erdhën në pushtet si ithtarë të “bashkimit kombëtar”.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmend: 18/06/2022 23:11

    Pse urrejn shqiptart Kur thot dikush te vertreten.

    Përgjigju
  • Mira leka: 17/06/2022 12:15

    Duket qarte qe festivali u zhvendos ne tirane per zvarritje burokratike, nuk ka pse te permeden politikanet, le te gezojme suksesin e Dua Lipes qe po shkelqen ne te gjithe boten, na behet zemra mal qe do e kemi ne tirane, do vij gushti tjeter dhe e mban serish ne kosove e Tirane. Ajo kendon per te ndihmuar shqiptaret . Zoti e bekofte ate dhe familjen e saj

    Përgjigju
  • Gjergj: 16/06/2022 17:31

    Ymeri i Saliut qè i lèpinte koqet sa ishte nè pushtet,,,ia lèpin Edit sot pèr njè kockè,,,dhe ia mban nè gojè Janullès 24 orè nè ditè. FUCK OFF YMER GÈLLBAZA. Shqiptarève, u rruan topet,,,fshatar i ndyrè.

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/06/2022 20:21

    O Mero, Albinit t’ia hash m…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik

Autobusi i linjës Durrës-Porto Romano u përfshi nga flakët, kreu i PD Cara: Pasoje e gjendjes së mjeruar të transportit publik