Mero Baze: Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur

Mero Baze: Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur

Fredi Beleri

Greqia ngjan aq e lodhur nga beteja për Belerin, sa tani po përpiqet të duket sikur ka fituar një betejë e cila në fakt nuk ka ndodhur. Vendimi për të lejuar Fredi Belerin të shkojë në Strasburg në ditën e çeljes së punimeve të Parlamentit Evropian, është një vendim që e ka në dorë qeveria e Shqipërisë, dhe ajo e ka dhënë këtë leje. 

Përpjekja për ta krahasuar këtë me mungesën e lejes nga ana e qeverisë shqiptare për të liruar nga burgu Belerin që të shkonte për betim në Bashkinë e Himarës ndërkohë që procesi nuk kishte përfunduar, nuk është i njëjtë me këtë vendim.

Gjatë procesit të gjykimit dhe hetimit të Belerit, kompetencën për leje nuk e ka qeveria, por drejtësia. Dhe Greqia së bashku me Belerin e konsumuan atë procedurë ligjore në çdo shkallë gjykate dhe e humbën. 

Qeveria nuk kishte në dorë asgjë aty. Ajo nuk ka kompetencë t’i hapë derën e burgut një njeriu nën hetim. Atë kompetencë e ka prokurori dhe gjykatësi. Beleri ka tani dy javë që është një qytetar i dënuar shqiptar, i cili gëzon një status tjetër si i burgosur dhe qeveria ka lirinë të ketë kompetenca për lejen e tij për të dalë nga burgu.

Kaq është e gjithë kjo histori që po shoqërohet nga një histeri fals, që përpiqen ta paraqesin si fitore. Këtë premtim qeveria shqiptare e ka pas dhënë qysh gjatë procesit gjyqësor. Edhe Rama në intervistat në shtypin grek apo Tiranë, e ka pas paralajmëruar se qeveria s’ka asnjë kompetencë t’i japë leje Belerit ndërkohë që procesi s’ka mbaruar, por e ka atë liri pas marrjes së vendimit të formës së prerë.

Tani kjo ngjarje ka ndodhur dhe qeveria ishte në provë nëse do kishte vullnet politik për detyrimet e saj apo jo. Dhe tregoi që nuk kishte gjë personale me Belerin tani që ka hapësirë ligjore.

Sikur gjyqi ndaj Belerit ende të mos kishte mbaruar, Beleri nuk do të shkonte në Parlamentin Evropian. Tani ai ka mundësinë të shkojë sa herë ka seancë e pastaj të kthehet sërish në burgun e Fierit, derisa të mbarojë kryerjen e dënimit. 

Ka dhe mundësinë të arratiset e të mos kthehet më, por nuk besoj se i duhet njeriu si i arratisur. U duhet ushtar i Agimit të Artë në Shqipëri dhe aty do të jetë. Vendimi tregon pikërisht faktin se gjyqi ndaj tij nuk ka qenë politik, por një proces ligjor.  I vetmi qëndrim politik ndaj Belerit është leja për të shkuar në Strasburg, pasi nuk ka më pengesa ligjore për ta dhënë atë. Dhe këtë qeveria po e bën. 

Tani secili le të gëzojë për frytet e veta nga gjithë kjo histori. Greqia ta gëzojë Belerin si eurodeputet, Beleri ta gëzoj mandatin si përfaqësues i Greqisë në Strasburg, dhe Shqipëria t’i gëzohet faktit që ka ndihmuar Greqinë të përfaqësohet prej Belerit në Evropë. Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 13/07/2024 22:10

    Është skandal lejimi i këtij plere për të bërë betimin,le të mbaroi dënimin dhe pastaj ta mari Micotaqi për ti rregulluar halen se është hidraulik.

    Përgjigju
  • Zeçir Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 13/07/2024 19:14

    Zoti mero Baze artikulli jot ēshtē shum i mir. Po Edi Rama ka bēr gabim qē e lejon ktē qelbēsir injorantin Fredi Belerin tē mari leje. Aty duhet ta Liste ushtarin e grekut sahan lēpirsin nē burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion