Mero Baze: 'Dy armiqtë' që po i sabotojnë Berishës 6 Dhjetorin

Mero Baze: 'Dy armiqtë' që po i sabotojnë Berishës 6 Dhjetorin

Ish-kryeministri Sali Berisha

Duket sikur Qeveria nga një anë dhe Sali Berisha nga ana tjetër janë në garë se kush do ti ankohet Evropës më 6 Dhjetor për njëri tjetrin. Por e vërteta është ndryshe. Njëra palë qeveria po përpiqet realisht që Berisha të jetë në rrugë në datë 6 dhjetor si e vetmja mënyrë për ta demonizuar atë tek liderët e BE, si një formacion antiperëndimor. Për këtë po bën gjithë përpjekjet e mundshme. Mobilizon çdo ministër dhe ata që nuk bëjnë kurrë postime politike, të “sulmojnë” Sali Berishën pse po bën miting më 6 Dhjetor.  

Llogaritë e Edi Ramës janë të bazuara mbi huqet e Sali Berishës, që nuk tërhiqet kurrë nga ndonjë marrëzi nëse ja kërkon kundërshtari. Dhe duke ja ditur këtë ves, Rama përditë bën sikur e godet “pse po proteston më 6 Dhjetor”. Në fakt është duke i thënë dil tek sheshi, se aty më duhesh. 

Berisha dhe aleatët e tij tashmë e kanë kuptuar qorrsokakun ku kanë hyrë dhe po përpiqen ta shndërrojnë nga një demonstratë në një protestë simbolike me 500 vetë, sa për ti treguar Evropës “që ata janë të mirëpritur në Shqipëri”, siç thotë Tritan Shehu. Madje nga mënyra qesharake se si përpiqen të devijojnë motivin e protestës, duket sikur opozita do dal në rrugë si për të pritur James Bekerin më 1991, ngaqë i ka izoluar qeveri komuniste. 

Ky dyzim i opozitës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij, përfshi Mediun e Metën, e ka bërë edhe më nervoz Berishën, i cili sa më shumë dëgjon që do jetë miting “paqësor” aq më shumë bërtet se mitingu do përmbys qeverinë dhe do tmerroj Evropën . 

Në subkoshiencën e vet, ai e do 6 Dhjetorin, si ditë force dhe mllefi ndaj atyre që realisht e kanë izoluar. Po të mos ishte penalizmi i tij ekstrem prej SHBA, që e ndëshkoi familjarisht si hajdut dhe si minues të demokracisë, ai nuk do ishte sot në rrugë, por në shtëpi. Fatmirësisht, ata e nxorën si urith nga vrima, për ta poshtëruar, për ato që ka bërë kundër demokracisë, dhe shtetit shqiptar familjarisht.

Akoma më keq pas SHBA, Britania e sanksionoi si politikan të lidhur me rrjete kriminale që i përdor për politikë, dhe kjo e kthyer atë në një lider antiperëndimor në Shqipëri. Partitë popullore evropiane po ashtu e kanë izoluar dhe kanë paralajmëruar përjashtimin e PD nga Partitë

Popullore nëse Berisha merr kreun e PD zyrtarisht nga Gjykata. 

Ndaj nëse ka një datë në shpirtin e tij që ai është gati dhe të djeg veten në shesh para tyre është 6 Dhjetori, pasi është dita që armiqtë e tij real vijnë në shtëpi. Është dita kur ai ka përballë ata që nuk e lanë të vdiste i qetë pa e turpëruar, pa e poshtëruar dhe mbi të gjitha, pa e damkosur përjetësisht si familje hajdutësh dhe armiq të demokracisë.  

Perëndimi i ka vrarë Sali Berishës jo vetëm të shkuarën por dhe emrin e tij në të ardhmen. Ai do të mbetet në histori si një familje hajdutësh që erdhën dogjën vodhën vranë dhe ikën. Dënimi i tyre është i përjetshëm dhe i pandryshueshëm. 

Tani ai këta armiq i ka në mes të Tiranës më 6 Dhjetor, dhe nuk ka se si të mos shkoj aty. Por për fatin e tij të keq, ka dy armiq që po ja sabotojnë këtë protestë. I pari është Edi Rama që po e nxit ta bëj, duke i thënë ”turp të kesh që po e bën”, dhe kjo e tërbon. 

Të dytët janë bashkëpunëtorët e tij që i thonë është “turp ta bëjnë’ dhe kjo e tërbon dhe më shumë akoma. Dhe nga inati i të dy palëve, ai do të jetë aty më 6 Dhjetor. Për fatin e mirë gjithë armiqëve të tij. Dhe për fatin e tij të zi që nuk e ndryshon dot më. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë