Mero Baze: Edi Rama, ky kryeministër që po 'torturon' veten duke fituar

Mero Baze: Edi Rama, ky kryeministër që po 'torturon' veten duke fituar

Edi Rama në stadiumin 'Air Albania'

Për të disatën herë Sali Berisha ka zbuluar se Edi Rama po nxin dhe sterros kur fiton kombëtarja. Madje ka një ekstazë kur e përshkruan këtë fillimin I dridhmave dhe nervozizmit të Edi Ramës, sa duket që është një ëndërr e gjatë e tij, ta bëj një herë nervoz, d.m.th. ta çmend duke e mundur qoftë dhe një herë. 

Nuk ja ka dal dot kësaj por me sa duket ja kanë dal lojtarët e kombëtares. Ata e çmendkan Edi Ramën duke fituar.  Për herë të parë e çmendën fare më 2016, kur shkuan në Evropian. Pastaj me fitoret e tyre në vazhdim dhe dy fitoret e shkëlqyera e Poloninë dhe Çekinë. 

Në të dy rastet Berisha ka konstatuar se sapo topi hyn në rrjet, Rama nis e dridhet, pastaj nxihet pastaj shan nëpër dhëmbë shqiptarët pastaj Shqipërinë pastaj kosovarët që luajnë në kombëtare pastaj ta të Maqedonisë dhe në fund e përfundon duke thënë “Fuck ALbin Kurtin.” 

Mënyra si Berisha e shpjegon këtë I ngjan një ëndërrimtari të madh një njeriu që ka pritur gjithë jetën e tij t'ia shkaktoj ai këtë dramë. Por ja që Edi Rama po ja shkakton vetes. Vet u investua tek sporti qysh kur erdhi në pushtet, vet u kruajt e bëri stadiume të reja, vet u mor personalisht me ekipin kombëtar, madje vet ka shkuar ka rekomanduar për trajner dhe këtë brazilianin e ndyrë që vetëm di të fitoj dhe I prish gjakun. 

Nuk ja ka fajin njeri. Edhe është antishqiptar edhe e urren kombëtaren dhe shkon e zhvillon sportin bën stadiume ndihmon ekipin dhe ata fitojnë duke I prishur gjakun.  Ishte mirë Berisha kur ishte në pushtet. Asnjë stadium, asnjë fitore, asnjë fushë sportive, madje dhe një klub  të famshëm që kishte Tirana, Klubin Partizani e mori ja dha vajzës dhe tani ka rreth 200 apartamente në pronësi. Është dhe i qetë dhe shijon fitoret e kombëtares që tërbojnë Edi  Ramën si antishqiptar. Kurse Edi Rama dhe e di veten që është “antishqiptar” dhe shkon e ndihmon kombëtaren të triumfojë. 

Ky është përfytyrimi I një foltoristi kur dëgjon Sali Berishën të thotë që “Edi Rama nxin e sterron se fiton kombëtarja”. Madje për këtë arsye vjen dhe Albini nga Kosova që të ketë të paktën një kryeminsitër dhe një ish kryeministër që gëzon.  Dhe ju thoni pastaj jo nuk fitojë se janë të përçarë, jo nuk fitojnë se ishte McGonigali, jo nuk fitojnë se i përçau Luli me Monikën, jo nuk fitojnë se I kanë vjedh Gaz Bardhit vulën etj. Po si mund të fitoj dikush që është në këtë derexhe nga mëndtë e kokës. Pa mendoni një moment sikur të fitonin dhe këta të marrë të ishin në pushtet?  Do na dukej fitorja e kombëtares si fillimi i luftës në Gaza. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • M.b: 14/10/2023 21:17

    Ke te drejte po e torturon veten se nuk ka ku me i fut

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/10/2023 11:57

    MB Toby ku i ke ti martofsha o qelbanak

    Përgjigju
  • naku: 14/10/2023 09:45

    po km ben cfare nuk ben per ta hequr vemendjen e publikut nga skandalet, Arben Ahmetaj zv.kryeministri qe ka vjedhe ne ikje nga drejtesia etj. ky duhet te hape nje televizion per propagande

    Përgjigju
  • Reality: 13/10/2023 22:52

    Mero interesaxhiu.

    Përgjigju
  • adi: 13/10/2023 20:13

    O mero je ber si ajo fjala qe sthuhet e je ul pjacen fare bobobo!!! Njerez qe sbeni asnje pune dhe ju sheh kudo!

    Përgjigju
    • Or tej: 14/10/2023 06:44

      Burre me legen nuk e ban nana or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur