Mero Baze: Ëndrra për drejtësi dhe ëndrra për politikë përmes drejtësisë

Mero Baze: Ëndrra për drejtësi dhe ëndrra për politikë përmes drejtësisë

SPAK

Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e inceneratorit të Tiranës, po sjell disa zhvillime pozitive, sa I përket rritjes së autoritetit të SPAK dhe tronditjes që ka pësuar politika prej drejtësisë.

Së pari vendimi I jep fund pagesave në vazhdim në favor të kompanisë nën akuzë për gjithë skemën e inceneratorëve dhe tani bashkia do të financojë administratorin shtetëror që do të marrë kontrollin. Nëse ky akt do të kryhej nga Bashkia, kontrata përfundonte në arbitrazh dhe mund të kishte pasoja të tjera të forta financiare. Kur një kontratë ndërpritet për shkak të akuzave për korrupsion me kate të gjykatës dhe prokurorisë I shpëton këtij rreziku.

Së dyti vendimi ruan integritetin e procesit të hetimit të SPAK mbi gjithë projektin e inceneratorëve, duke u shtrirë dhe në Tiranë , duke I lënë pa tekst ata që deri më sot akuzonin për hetime selektive apo ndërhyrje politike në këtë proces. 

Ndryshe nga Elbasani dhe Fieri, projekti I inceneratorit të Tiranës ishte koncesion, dhe as shteti as bashkia nuk është investitore, por janë të përfshirë në procedurat e realizmit të këtij koncesioni.

Hetimi mund të sqaroj shumë paqartësi por dhe spekulime rreth këtij projekti në Tiranë, dhe natyrisht dhe shumë përfitues, disa prej të cilëve me rroga marramendëse në bordero si partnerë të inceneratorëve.

Së fundmi që është më kryesorja, vendimi rrit ndjeshëm besimin e opinionit publik tek SPAK për një dorë të ashpër dhe të pakompromisë në raport me qeverinë.

Është aq e dukshme kjo rritje autoriteti, sa njerëzit kryesor ë të opozitës, sot duken më të frikësuar se ata që duhet të ndjehen të frikësuar nga ky akt dhe tani po ankohen pse nuk po arrestohet Edi Rama.

Edi Rama ja ka dorëzuar gjithë pushtetin e tij drejtësisë, dhe ndoshta do hyj në histori si kryeministri që më shumë zyrtarë dhe politikan I mori drejtësia se a betejat politike apo kundërshtarët .

Edhe pse në disa raste ndalimet krijojnë drejtësi selektive, siç janë arrestimet e bashkiakëve për leje të tejkaluar ndërtimi apo rrugë fshati me lekët e komunitetit)  pasi për të njëjtat vepra penale mund të dënohet shumica e zyrtarëve shqiptarë, sërish askush nuk po e akuzon SPAK për këto akte. 

Problemi është që qëndrimi ndaj SPAK të mos bazohet tek emrat e përveçëm apo anësia politike ku godet, por tek cilësia e veprave penale. Vetëm ky kriter do të mbaj ende të lart besueshmërinë e tij, dhe nëse goditjet ndryshojnë fushë politike apo emra të paprekshëm këto 32 vjet. Ndaj nëse ndodh të dëgjojmë ndonjë çudi të radhës, apo emër  që nuk ka lidhje me qeverinë, mbani të njëjtin qëndrim ndaj SPAK. Siç bëni sot që dukeni të gëzuar!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve