Mero Baze: Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për 'nxjerrje sekreti', vetëm si spiun

Mero Baze: Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për 'nxjerrje sekreti', vetëm si spiun

Ilir Meta

Sot ka një zhvillim të ri. Ilir Meta ka pranuar se Autoriteti i Dosjeve ka nxjerrë sekretin shtetëror rreth dosjes së tij dhe për këtë ka premtuar se do ta padisë. Nuk e ka keq si ide. Të qenit bashkëpunëtor Sigurimi është sekret shtetëror i rregulluar me ligj dhe duhet të respektohet ligji. Dhe Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për nxjerrje sekreti, nëse ka qenë spiun. Nëse nuk ka qenë, s’ka pse shqetësohet, se nuk ka sekrete të tilla.

Autoriteti e ka respektuar ligjin deri tani, pasi nuk ka akuzuar direkt Ilir Metën si bashkëpunëtor Sigurimi, por i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të shfuqizojë klauzolën që e pengon atë të hetojë për politikanët të lidhur me Sigurimin e Shtetit, që kanë marrë një herë certifikatë pastërtie nga Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” në vitet ‘90.

Për këtë i referohej në shkresën bashkangjitur gjetjes së një dokumenti, ku studenti Ilir Metaj ka denoncuar “me teknika operative” një bashkëstudent të tij, që ka folur për planet e veta për arratisje.

Të gjitha dyshimet e besueshme janë se bëhet fjalë për ish- presidentin Ilir Meta, i cili mbiemrin zyrtar e ka Metaj, një tjetër problem ligjor ky me të shkuarën e tij.

Ilir Meta kishte shansin ta hidhte poshtë gjithçka duke autorizuar Autoritetin e Dosjeve të kërkonte për dosjen e tij dhe ta bënte publike. Nuk e bëri, përkundrazi u hodh në sulm kundër tij, duke i shantazhuar dhe personalisht.

Reagimi i sotëm dhe sidomos pretendimi për nxjerrje sekreti nga Autoriteti i Dosjeve, vulos faktin që ata kanë bërë publike një të vërtetë. Praktikisht Autoriteti i Dosjeve i ka shkruar vetëm Kuvendit, dhe për të ilustruar kërkesën e tyre kanë treguar shembullin e ish- studentit të Ekonomikut, Ilir Metaj.

Por fakti që Ilir Meta këtë e quan nxjerrje sekreti, tregon se bëhet fjalë për të. Nëse nuk bëhet fjalë për të, s’ka pse i padit për nxjerrje sekreti.

Nga ana tjetër, kërkesa e tij për të paditur autoritetin për manipulim të dosjes, bie ndesh me pretendimin për nxjerrje sekreti. Nxjerrja e sekretit nënkupton bërje publike e një të vërtete. Manipulimi që pretendon Ilir Meta nënkupton që është një gënjeshtër dhe asaj nuk ka pse ja ruan sekretin.

Nëse dosja e Ilir Metës është e manipuluar, sipas tij, atëherë ai nuk ka pse i padit për nxjerrje sekreti, se një dosje e manipuluar nuk është një dosje e vërtetë dhe si pasojë nuk përmban nxjerrje sekreti, por nxjerrje gënjeshtre.

Kështu që Ilir Meta duhet të zgjedhë të padis Autoritetin, ose si nxjerrës sekreti për të, duke pranuar që ka qenë spiun, ose si manipulues i dosjes së tij, meqë pretendon që nuk ka qenë. Por për këtë të dytën duhet të lejojë një herë Autoritetin të bëj kërkime, pastaj ta padisë. 

Aktualisht ai do që edhe kërkime të mos bëhen, edhe të paditen për nxjerrje sekreti. Ilir Meta ka të drejtë të mbrohet për “nxjerrje sekreti”, por për këtë më parë duhet të pranojë që është spiun. Pasi të pranojë këtë, ai ka të drejtë të padisë edhe Autoritetin për nxjerrje sekreti, nëse ja nxjerr. Por që të mbrohet kështu, duhet të pranojë që është spiun dhe vetë duhet të iki në shtëpi. Ndryshe ligji e detyron Autoritetin t’i bëjë publike “sekretin”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 22/08/2022 21:59

    Nuk du me vjedh ma ????

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 22/08/2022 19:16

    O Like,që je spiun je,po ti ske vetëm këtë të keqe,ti ke gjithë të keqiat e kësaj bote,ti je vrasës,hajdut,tradhëtar,agjent,manipulator,je koka dhe shpirti i krimit,je vetë zia e këtij kombi,bashkë me debulesën tënde sa-leh Viçidoli , zoti ju paftë dhe ju ndëshkoftë .... për ç'i keni bërë këtij populli e këtij kombi.

    Përgjigju
  • O tej: 22/08/2022 18:59

    Jo vetem SPIUN por dhe hajdut me damke kokelopa i Cepanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit