Mero Baze: Luizi dhe Ali Kilici i Maltepes, përballë SHBA

Mero Baze: Luizi dhe Ali Kilici i Maltepes, përballë SHBA

Sali Berisha dhe administratorit të një province të Turqisë, Ali Kilic

Brenda harkut të 24 orëve, Sali Berisha ka marrë mbëhstetje të fuqishme nga një prej banorëve të Big Brother, Luizit, dhe administratorit të një province të Turqisë, Ali Kilici, që administron Komunën e Maltepes. Ky i fundit, madje i ka shkuar dhe në zyrë, duke qenë i huaji i parë prej dy vitesh që i shkel në zyrë Berishës. 

Sidoqftë nuk është pak. Të dy kanë biseduar për të ndihmuar njëri tjetrin, Berisha për ta ndihmuar atë të mund Erdoganin dhe ai për të ndihmuar Berishën të mund Ramën. 

Po aq e rëndësishme është dhe mbështetja e ardhur nga Luizi. Brenda shtëpisë së Big Brother, Luizi,ka dashur ti tregoj Kiarës se ai që ka mundur të fitoj zemrën e Berishës do ta fitoj një ditë dhe zemrën e saj. Por ajo shtriga akoma nuk po dorëzohet duke bërë më e rëndësishme se Berisha. 

E vetmja që ja ka prishur pak terezinë këto 24 orë është ambasadorja e SHBA në Tiranë. Ajo ka përsëritur qëndrimin e prerë të SHBA kundër tij dhe të ardhmes së tij në politikë dhe pushtet, duke u bërë thirrje demokratëve ta shikojnë veten si aleatë të SHBA dhe jo si ushtarë të armiqve të SHBA.  

Me një fjalë u ka thënë demokratëve, nëse doni të vini në pushtet, bëhuni me SHBA, nëse doni të rrini rrugëve bëhuni me Berishën. Kjo është paksa mizore, ndërkohë që Doktori u thotë përditë se u ringritën në këmbë. Tani janë të paqartë se kur janë rrëzuar se më 25 Prill të 2021, ata kishin më shumë vota se sa kanë sot me Doktorin më 2023. Por sondazhi i vërtet është Big Brother.  

Me sa duket shpresa vjen nga Luizi. Derisa ai u shpreh që mbështet Doktorin, meqë Doktori e ka bërë konsull në Francë para dhjet vitesh, ka treguar se demokratët i janë mirënjohës Doktorit për nderet që u ka bërë dhe ja kthejnë atë me nder.  

Tani  nëse Luizi fiton Big Brotherin, atëherë dhe Doktori do fitoj zgjedhjet, pavarësisht se ç’thotë SHBA. Sa për aleatë ndërkombëtarë, Doktori ka Aliun e Maltepesë së Stambollit. Yuri Kim, nuk ndërhyn dot tek Big Brother, as nuk e shpall dot “non grata” vëllain e madh.  Atë e ka në dorë populli shqiptar. Është e vetmja kështjellë e lirisë që nuk e dorëzojmë. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Forcave të Armatosura marrin në përdorim snajperin me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët

Forcave të Armatosura marrin në përdorim snajperin me kalibër 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët