Mero Baze: Mbi deliret e Albin Kurtit, tashmë nën parrullën ‘Jo vetëvendosje, negociata’

Mero Baze: Mbi deliret e Albin Kurtit, tashmë nën parrullën ‘Jo vetëvendosje, negociata’

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Takimi i parë i Albin Kurtit me Aleksandër Vuciç, është historik për arsye kalendarike, ngaqë takohen për herë të parë. Të tjerat janë një histori e cila duhet çuar deri në fund.

Fillimisht të gjithë ata që i kujtojnë Albin Kurtit marrëzitë e tij politike deri ditën që është bërë kryeministër, sot duhet të tregohen më të mëshirshëm. Ai sot është kryeministër i Kosovës dhe ka përgjegjësi të tjera.

Broçkullat me të cilat gënjeu shqiptarët për t’u bërë kryeministër vlejnë për fushata elektorale, por jo për ta gjykuar pse shkoi në takim me Vuçiqin, apo pse ka heq dorë nga vetëvendosja dhe po bën negociata.

Për gjithë çfarë ka bërë, ai sot ka peshën e përgjegjësisë për t’u përballur me gënjeshtrat e veta. Nuk ka gjyq më të rëndë se ky për të. Nuk ka nevojë t’ia kujtojë askush gënjeshtrat që ka thënë, derisa po përballet vetë me to.

Nga ana tjetër, Albin Kurti duhet të heqë dorë nga të qenit një këshilltar i Europës. Kosova ka pranuar të jetë pjesë e procesit të Berlinit, e krijuar nga kancelarja Merkel, që synon mbajtjen hapur të perspektivës europiane për të gjashtë vendet, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal i Zi, përmes një bashkëpunimi të fortë mes tyre, në katër kolona kryesore, në atë të lëvizjes së lirë, tregtisë, digjitalizimit dhe investimeve.

Në Samitin e Triestes në vitin 2017, kryeministrat e gjashtë vendeve, përfshi Kosovën, ranë dakord ta zhvillojnë më tej këtë zhvillim në të katër kolonat kryesore.

Edhe më tej kjo u sanksionua në takimin e Uashingtonit. Të gjithë ata që kanë shpikur një mijë teori konspirative për “minishengenin” apo lëvizjen e lirë të mallrave e investimeve, e dinë vetë që e kanë bërë për fushata të pakuptimta elektorale, por i kanë firmosur sa herë ua kanë vënë para ato letra. Po ashtu bëri dhe Albin Kurti në takimin e Tiranës.

Ngulmimi i tij për t’i sugjeruar Europës që mos të quhet “minishengen”, por lëvizje e lirë, është një shpikje shqiptare e tij, se procesi i Berlinit e quan lëvizje të lirë. Mineshengen e kemi thënë ne ballkanasit, për të imituar shengenin europian.

Përpjekja sikur bën që po ndryshon diçka në politikën europiane, është delir që e bën qesharak në Europë, edhe pse mund ta bëjë popullor në odat e Vetëvendosjes.

Albin Kurti ose e mban Kosovën në këtë proces europian, ose e nxjerr prej saj. Këto dy zgjedhje ka. Nuk e ndryshon dot as Europën, dhe as inciativën e rajonit për të qenë pjesë e Europës.

Së fundmi, në bisedimet e tij me Serbinë, Albin Kurti ka një përparësi që nuk e ka ende Serbia. Ai ka në krah të Kosovës, SHBA dhe gjithë ndikimin e saj në rajon. Dhe ai ka vetëm një detyrë, të mos humbasë aleancën e Kosovës me SHBA.

Çdo pallavër tjetër gjoja patriotike, apo akoma më keq, çdo përpjekje e tij për të bërë batuta me kryeministren serbe apo presidentin e Serbisë, që të mburret në katundet e Kosovës, vetëm sa e bën atë qesharak dhe jo serioz.

Traktet e paqes që ai propozon me Serbinë, mund t’i injorojmë si delire të një njeriu pa përvojë dhe të mos i marrim seriozisht. Kosova e ka mundur Serbinë me ushtirnë e NATO-s dhe avionët e SHBA, dhe jo me deklaratat e Albin Kurtit.

Marrëveshja e Kumanovës e qershorit 1999, erdhi prej asaj force që ishte në krah të Kosovës. Rruga drejt njohjes nga Serbia, vjen vetëm nëse ata aleatë, vazhdon t’i mbash në krah. Nëse i humbet rrugës nga deliri i pushtetit dhe lakmia për pushtet, atëhere ke varrosur dhe pavarësinë e Kosovës, dhe jo më të fitosh njohjen nga Serbia.

Aleksndër Vuçiç është në tryezë të dialogut si një udhëheqës i mundur nga aleanca e Kosovës me NATO-n dhe SHBA dhe jo si një udhëheqës i mundur nga batutat patriotike të Albin Kurtit.

Lufta është kush e ruan atë raport force që ka bërë Kosovën të lirë.  Kush e humbet, është armiku më i madh i Kosovës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gomari: 16/06/2021 14:58

    E mor Albin mbete gjithmon gomar.... Mbahe afer bullicen Osmani se ne ferr do ta coni Kosoven.... Te dy UDB-ash jeni.

    Përgjigju
  • Argjon: 15/06/2021 23:40

    "Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje të ngjashme me atë të Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Islandës me BE-në." Vendet e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe jo midis tyre për të krijuar neo-jugosllavinë. Ky është thelbi i kërkesës së Albin Kurtit! Po kalon në heshtje kjo kërkesë dhe shkruesi i mësipërm po përpiqet të na e barazojë neo-jugosllavinë me EFTA-EEA-n. Madje duket sikur është shqetësuar pse i ka kërkuar llogari Serbisë. Çfarë mendon Mero i pavaruri për Kosinën, por për Budinën që bëri filmin "Ballkan Pazar"? Pse mos ta thërrasim fantazmën/hijen minishengen me emrin e vërtetë, Ballkan Pazar?! Me këtë kërkesë Albin Kurti thotë se futja në BE është e pamundur sot e mot dhe gënjejmë veten me bisedime të stërzgjatura. Le të jemi të ndershëm me vetveten, BE-ja është të paktën 25-30 vjet larg Shqipërisë dhe Kosovës, e ndërkohë nuk mund t'i bashkohemi Serbisë. Kjo është zgjidhja më e kthjellët që është parashtruar ndonjëherë për këto anë. Nëse me SEFTA-n do të gëzonim të drejtat që kanë norvegjezët në BE, por pa qenë ende pjesë e BE-së, jeta dhe ekonomia e vendeve të gadishullit do të ndryshonte shumëfish për më mirë. Me këtë kërkesë Albin Kurti mori vetitë e lidhërit të Ballkanit Perëndimor me BE-në. E di që kjo nuk mund të pranohet lehtë, por ja që kur vjen nga një shtet ku bëhen zgjedhje dhe ndërrohet pushteti si në vendet më të mira perëndimore, flet si i barabartë me BE-në. BE-ja nuk ka nevojë për lypsarë, e sidomos për lypsarë profesionistë. https://en.wikipedia.org/wiki/European_Free_Trade_Association

    Përgjigju
  • Ylli: 15/06/2021 22:43

    Mire me Bashen e Berishen qe eshte liruar fare dhe hajde se ska problem, sa kohe ha ne sahanin e Rames. Po me Kurrin ckane mor vlla???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar