Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

Mero Baze: Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.

Fakti që të dy udhëheqësit politik, ai i Kosovës dhe Serbisë, nuk guxojnë të nënshkruajnë planin evropian, tregon se ata duan të fitojnë kohë për të vazhduar gënjeshtrat e tyre, me shpresë se dikush do humbas rrugës.

Për këtë arsye plani perëndimor parashikon fillimin e menjëhershëm të zbatimit të planit, që do të thotë se Kosova duhet të fillojë urgjent krijimin e asosacionit, e cila ka ndryshuar tre herë emër, por jo përmbajte. Tani quhet vet menaxhim. Në fund ka për tu quajtur ashtu siç ka qenë dikur në kohë të Titos, “vetadministrim”.

Argumentet populiste të Albin Kurtit shpërndarë përmes militantëve të tij, se “po qe se ai do ta kishte pranuar asosacionin, Vuçiçi do firmoste” janë banale. Vuçiç e ka shpjeguar pse nuk ka firmosur. Ai nuk dëshiron të nënshkruaj një marrëveshje juridike me Kosovën palë, pra ka pengesë atë që në fakt është njohje finale. 

Nëse e kthen në të kundërt pyetjen, atëherë do të pyesim: -Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo marrëveshje, nëse Vuçiq ka pranuar de facto Kosovën, nëse ai nuk e ka formuar asosacionin dhe nëse ai i ka plotësuar ëndrrat e tij për reciprocitet, atëherë pse ai nuk firmosi?

Nuk firmosi pasi asnjë nga gënjeshtrat e tij nuk është në plan. Në plan është një ofertë serioze perëndimore, e cila realisht i bën mirë Kosovës dhe e çon përpara axhendën e saj shtetformuese, por i bën dëm një politikani që gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi një fabul të ndryshme nga kjo me të cilën po përballet.

Por nuk ja vlen të humbasim kohë me gënjeshtrat e Albin Kurtit pas çdo përballje të tij me dështimet e tij. Gjëja më e mirë që ka plani perëndimor për Kosovën është axhenda, kalendari i akteve që duhet të realizoj Kosova dhe Serbia. Ato po përcaktohen me afate konkrete, dhe përmbajte konkrete. Ato nuk duan negociata, duan vetëm nënshkrime. 

Nëse Kosova e përmbush axhendën perëndimore për Kosovën , ajo e kalon provimin. Nëse jo, as SHBA e as BE nuk ka kohë dhe nerva të merret me tekat e një politikani, i cili ka më të rëndësishme broçkullat e tij populiste se axhendën perëndimore të Kosovës. 

Kosova dhe Serbia thjesht do braktisen dhe izolohen. Por ndërsa Serbia është mësuar me izolim dhe sanksione dhe mbijeton, pasi nuk është një komb që e ka të lidhur të ardhmen deomos me perëndimin, Kosova, thjesht vdes dhe rikthehet në pikën zero, pa mbështetjen e Perëndimit. Fal Albin Kurtit!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 20/03/2023 07:14

    Pse ne Shqiperi dhe ne Kosove po genjehet populli sidomos per njohjen e Kosoves nga Serbia kur e dini te gjith se Serbia nuk dota njohi kure Kosoven,sa presion i behet Kosoves nga nderkombetaret qe te pranoj te gjitha kushtet e Serbise viktimat e luftes se Kosoves jane haruar nga nderkombetaret,Kosoves nuk i lejohet te flasi per njohjen Reciproke,pra derisa eshte rezolluta 1244 ne fuqi Serbia mundet te ben me Kosoven cka te don ,Litarin e ka Rama ne dore por nuk e perdori pse VUCICI eshte per RAMEN ma i vlefshem se e gjith KOSOVA.

    Përgjigju
  • AltinTop: 19/03/2023 21:37

    O Mero je shum larg Kurtit qe ta kritikosh…Sido qe te veproje Kurti historia do e gjykoje. Pra mos u lodh kot me punet e Kosoves por merru me ato te Shqiperise se jemi me rende se Kosova ne cdo aspekt.

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/03/2023 19:22

    Pyetne vlla Vucicin fashist, dhe pastaj drejtohu jag Kosova o i pa cip…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë