Mero Baze: Ngrijini një bust në Beograd, Albin Kurtit!

Mero Baze: Ngrijini një bust në Beograd, Albin Kurtit!

Albin Kurti

I pari që ka arritur të bashkojë Perëndimin kundër një vendi të vetëm në Ballkan, ka qenë Slobodan Milosheviqi. Përpjekjet e tij të pafundme për të përçarë Perëndimin rreth Kosovës dhe sidomos bindja e tij se duke sunduar një popull të indoktrinuar kundër Perëndimit, do t'ia dilte, përfundoi me humbjen e Kosovës në qershor 1999, pasi 76 ditësh bombardimesh.

Kosova u bë e lirë dhe e pavarur falë edhe marrëzisë së tij.

I dyti pas Milosheviqit që ka bashkuar Perëndimin kundër tij është Vladimir Putini. Autokrati i Kremlinit me gjakftohtësinë e një pushtuesi ka sulmuar Ukrahinën, ka aneksuar një pjesë të territorit të saj dhe po vazhdon të rezistojë kundër Perëndimit, me shpresë se do ta lodhë, do ta përçajë, dhe në fund do të triumfojë.

Ajo që po ndodh në Ukrainë, jo vetëm si aggression, por dhe si precedent i sulmit ndaj një vendi sovran, rrezikon të shembë rendin e ri botëror, nëse pranohet dhe nuk luftohet deri në fund. NATO, Bashkimi Evropian, SHBA dhe gjithë institucionet perëndimore, përfshi dhe vendet që aspirojnë Bashkimin Evropian, janë në një koalicion të madh ndërkombëtar në ndihmë të Ukrainës, të vendosur të qëndrojnë deri në fund.

I treti, që në mënyrë të pabesueshme ka bërë kundër 27 vende të Bashkimit Evropian, SHBA, NATO dhe OKB, është Albin Kurti. Ai e ka vendosur Kosovën në një pozitë ndërkombëtare poshtëruese, ndaj së cilës ditën e premte fillojnë sanksionet ndërkombëtare, njësoj si dikur ndaj Milosheviqit, dhe sot ndaj Putinit. 

Por ndërsa për të parin u deshën 76 ditë bombardime, për të dytin do të duhen miliarda euro dhe qindra mijëra të vrarë për ta mposhtur, për Albin Kurtin, duhet vetëm një vendim i Perëndimit për ta fshirë nga faqja e historisë, duke vënë pikëpyetje të mëdha për fatin e Kosovës.

Kosova është një shtet që ka fituar pavarësinë falë këtyre 27 shteteve të Bashkimit Evropian dhe SHBA. Ajo ende nuk është e pranuar në OKB dhe arsyetimi mbi të cilin është njohur pavarësia e Kosovës, është se do të jetë një republikë e qytetarëve dhe do të ndihmojë në stabilitetin e rajonit.

Në momentin që Albin Kurti e ka bërë Kosovën vatër trazirash etnike, duke vepruar në mënyrë të njëanshme pa u koordinuar me SHBA dhe Bashkimin Evropian , ai ka rikthyer në Kosovë mekanizmat e sigurisë së rezolutës së OKB 1244 e 10 qershorit 1999, duke nxjerrë në plan të parë ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, nga forcat ndërkombëtare.

Pas të premtes, Kosova nuk është më në duar të Albin Kurtit, por në duart e atyre që e çliruan Kosovën dhe arsyeve për të cilat e çliruan.

Ai ka dy ditë kohë të shpëtojë veten, jo Kosovën. Kosovën e ka dëmtuar maksimalisht aq sa nuk ka mundur ta dëmtojë as Milosheviqi dhe asnjë armik tjetër i saj. Nëse shqiptarët me humor shpesh herë thonë se Milosheviqit i duhet bërë një bust në Kosovë për “meritat” që ka për lirinë e Kosovës, serbët po ashtu duhet t’i ngrejnë Albin Kurtit një bust në Beograd për meritat që ka në luftën e tyre kundër Kosovës.

Tani për fat e ardhmja e Kosovës është në duart e çlirimtarëve të saj. Shqiptarët e Kosovës duhet të zgjedhin mes këtyre çlirimtarëve që zbuan Milosheviqin,  dhe Albin Kurtit,  që po rikthen ëndrrën e Milosheviqit në rajon.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 07/06/2023 10:38

    Mero Baze simbol i perhershem " Shqiptari kunder Shqiptarit", Nje e keqe ne gjenezen Shqiptare. Parja huj e shkreta te ban me vra vllan tand, Ne shkrimet e tua vetem Shqiptaret e kane luftu Shqiperine, as Hitleti, Musolini, Milloshevici, Zerva, Karaxhici, Vucici etj nuk kane luftu se per ata kan luftu Skenderbeu, Bajram Curi, Enveri, Adem Jashari, Saliu, Fatosi dhe sot Rama me Kurtin.

    Përgjigju
  • Alvanosi: 07/06/2023 09:31

    Ju z. Baze dukeni më shumë një tifoz i aksit Greqi/Serbi sesa një analist objektiv. Kurti mund të jetë ngutur, por nuk kuptoj si injoroni faktin që që kurë Kosova iu shkëput Serbisë, gjithmonë e kanë trajtuar si të shpetuaren mbi të cilen t'i aplikosh limite dhe shantazhime. 1. Plani i Ahtisaarit: gjuhë serbe në gjithë Kosovën edhe pse popullsia serbe është vetem 3% e totalit në Kosove. Vende në Kuvend, të garantuara për mbi përfaqësim të serbëve dhe tani po u kërkoka edhe Asociacion. 2. Demarkacioni me Maqdoninë, Kosova lëshoi tokë. 3. Demarkacioni me Malin e Zi, Kosova lëshoi tokë. 4. Gjykata speciale, nuk mjaftonte ajo e Hagës ku të gjithë të akuzuarit serbë janë denuar për krime lufte por asnjë shqiptar? Miq Perëndimorë po, pronarë jo.

    Përgjigju
  • Gent: 06/06/2023 20:43

    Po ndoshta e edhe ja ngrene! Por pepara te te bejne nje ty ne Athine

    Përgjigju
  • Suela: 06/06/2023 20:43

    S'ka gjë. Le ta shtrëngojnë fortë shqiptarët e Kosovës atë Kurtin, ashtu siç shtrënguam dhe në Sali Berishën. Duke paguar aq shtrenjtë, me Grdeca, me universitete q prodhuan breza të tërë injorantesh, në mjeksi, farmaceutik, në ekonomi, në çdo fushë me pak fjalë. Mbajeni e ta gëzoni, pasojat do këmbojnë me vite me radhë ashtu siç po ndodh me Shqipërinë sot.

    Përgjigju
  • Aldo: 06/06/2023 20:43

    Une ja Kunder ketij artikulli , edhe pse te respektoj si Gazetar po fakti ku ne jemi gjthmone kok ulr para UE DHe SHBA me duket anormale ,nuk eshte se me qen se ndohmjan Kosoven dhe ajo Duhet te jet borxhelli ter jeten dhe te bej si do Perendim , Ketu luhet me 2 standarte ku SHBA denon luften ne Ukraine dhe i kerkoni terheqen nga cdo teritor dhe demshperblim te Luftes , Dhe Kosoves i kerkohet e kunderta Dialogo Asocacionet kjo eshte Anormale ku Serbia nuk Ka vene Embargo Kunder Russi Dhe pretendono Qiqra ne hello ne Kosove , Po qendron akom Ajo shprehja per sShqiptaret Kush ta ben te keqen i Yti , prandaj kemi shum Analista plazhi neper TV qe nxjerin Vrer vetem per interessa personale TV Shqiptar eshte ber nje Bastardim ku nuk mun te shikohet me Sy ku sa e ha e shikon te hapet barku nga Ca' shikon analista opinionista dhe as gje me shume nje tmerr i verte Flm

    Përgjigju
    • Timi: 06/06/2023 21:28

      Kosova nuk do te ishte bere kurre shtet pa Ameriken(nuk duhet me e harruar kurre)...Nganjehere esbte mire te besh nje hap mbrapa,dhe pastaj 10 perpara kur te kesh forcen...pershendetje.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja