Mero Baze: Një detaj që tregon çfarë është 'partia' e Berishës

Mero Baze: Një detaj që tregon çfarë është 'partia' e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha

Në fushatën e kacafytjeve mes veprimtares Kokalari dhe mbështetësve të Berishës, nuk vlejnë debatet për idetë konservatore apo sovraniste, pasi ato në fakt nuk kanë qenë thelbi i arsyes përse janë bërë bashkë. Ata nuk u bën bashkë një vit më parë për të bërë PD më konservatore apo më sovraniste, por u bën bashkë ti gjendeshin Berishës në ditët e tij më të zeza të karrierës politike, kur u shpall familjarisht si person i përfshirë në korrupsion madhor, minues i demokracisë në vend dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Në atë krizë braktisje, pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar edhe nga Grupi parlamentar i PD, Sali Berisha nisi “Foltoren” e tij, një fushatë për t'iu kundërvënë sanksioneve amerikane, ku si tabelë qitje ishte Lulzim Basha, ekzekutuesi i vullnetit të SHBA kundër Sali Berishës.

E gjithë përpjekja ishte të tregohej se Berisha ishte i zoti të ngrinte një frymë antiamerikane në vend. Në fakt e gjitha vazhdon të jetë një gënjeshtër dhe ajo që është e vërtet, është se Berisha është përpjekur ta blej familjarisht mbështetjen publike.

E vetmja gjë që vlen në debatin e veprimtares Kokalari, është se ajo tregon se u angazhua në këtë fushatë pasi e thirri djali i Sali Berishs, Shkëlzen Berisha.

Ky detaj tregon shumë për politikën tribale të Sali Berishës, dhe angazhimin e tij edhe familjar dhe financiar në këtë fushatë super të shtrenjtë, me fonde të padeklaruara askund, për t'iu kundërvënë SHBA.

Faktin që veprimtaren më të zellshme të kësaj fushate, e ka kontraktuar direkt djali i Sali Berishës tregon qartë çfarë është “Foltorja”, një projekt privat i familjes Berishës, duke blerë mercenarë për një betejë kundër SHBA, nga “trezorieri” i familjes.

Në këtë fushatë natyrisht ka plot njerëz që u përputhen idetë e tyre me hallin e Sali Berishës, ka nejrëz që mendojnë se ka ardhur koha që meqë PD është në hall ti imponohet një identitet tjetër nga ai për të cilin është krijuar, ka pastaj delirant, të çmendur dhe mitomanë që gjejnë rastin të marrin mikrofonin në dorë, dhe që Berisha i quan “oratorë” e plot njerëz që u bie rruga nga mitingjet e tij.

Por e vërteta është që në qendër të këtij aksioni është thjesht Familja Berisha dhe paret e saj të fituara nga korrupsioni madhor i tredhjet viteve në Shqipëri. 

Veprimtarja Kokalari e ka thënë në mënyrë spontane, ndoshta për të treguar rëndësinë e angazhimit të saj, duke u thirrur nga djali i Sali Berishës. Mendo tani të njëjtën garniturë politike në pushtet, se si djali i Sali Berishës, do të thërras sërish njerëz për drejtor tatimesh si pagatori që ka nga pas, drejtor doganash, apo për të paguar haraçet për kontrata tenderësh e koncesionesh. Mos të shkoj dhe më tej pastaj për ato që do të thërras gruaja e tij, të blejnë të brendshme të shtrenjta tek dyqani i saj si kontribut për pushtetin.

Është thjesht reagimi i një familje hajdutësh, që ka humbur parajsën e milionave dhe me milionat e vjedhura po përpiqet ti kundërvihet perëndimit në emër të Shqipërisë. E kupton këtë, kur shikon kush janë ata që shkojnë nga pas, kush janë ata që pedagogë që veshin kostume protestuesi, kush janë ata veprimtarë të shoqërisë civile, që janë më të egër se një repart ushtarak talibanësh dhe mbi të gjithë kur dikush prej tyre siç është rasti i veprimtares Kokalari, dëshmon vet se kush e ka thirrur në këtë betejë.

Është një bandë e paguar nga i biri, e bija, gruaja dhe vet Sai Berisha. Në fakt është e para herë që ata po paguajnë për të tjerët. Ka tredhjet vjet që të tjerët paguajnë për ta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albini: 07/10/2022 21:08

    POPULLI SHQIPTAR DUHET TE PERZERE NGA SHQIPERIA FAMILJEN BERISHA PWR VJEDHJE DHE KRIME NDAJ POPULLIT SHQIPTAR....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit