Mero Baze: Për ata që e paraqesin Grenellin si “foltore” e SHBA

Mero Baze: Për ata që e paraqesin Grenellin si “foltore” e SHBA

Richard Grenell dhe Sali Berisha

Riçard Grenell është një ish diplomat, që tani është biznesmen në punë të vet, kryesisht si lobist. Nuk është një profesion I ndaluar. Në SHBA , ka shumë kërkesa nga individë, apo politikanë jashtë SHBA, që kanë nevojë të rehabilitohen në sytë e vendit të tyre, si njerëz me mbështetje amerikane. Ai është një lobist i qeverisë së Vuçiqit në Beograd për shkak të krizës që Serbia ka me SHBA për shkak të Kosovës. Nuk jam I sigurt se ai ka nënshkruar ndonjë kontratë lobimi me Ilir Metën, por dhe nëse e bën, nuk është një biznes I mirë për Metën, pasi ky I fundit e ka problemin me qeverinë amerikane dhe Grenell është një skifter politik kundër Departamentit të Shtetit.

Emigrantja shqiptare “që po I del zot” Berishës nga SHBA, po përpiqet ta shes atë dhe si lobist të Sali Berishës.

Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë për shumë arsye.

E para që së paku zoti Berisha të harxhoj ca lek nga ato që u ka vjedh shqiptarëve familjarisht. Në pamundësi për t’ia marrë ato lek drejtësia shqiptare, le tia marr një biznesmen amerikan. Nuk është keq. Vetëm kujdes se në SHBA I duan me faturë dhe Depratamenti I Thesarit është vigjilent.

Së dyti është një fakt domethënës që Berisha nuk gjen dot askënd për ta mbrojtur në SHBA, dhe shkon mbetet në dorë të një biznesmeni, që I rrëzon atij fabulën e shpalljes “non grata” për shkak të kundërshtimit të projektit amerikan për marrëvshjen Serbi-Kosovë. Riçard Grenell nuk e ka të vështirë të mbrojë edhe Serbinë, edhe ndarjen e kufijëve, edhe Berishën, se në fakt nuk ka ndonjë gjë të vërtet tek pretendimi I Berishës, por Berisha e ka të vështirë të na gënjej duke thënë që edhe është shpallur “non grata” për shkak të marrëvshjes së projektuar Serbi Kosovë, edhe të jetë I mbështetur nga njeriu I Marrëveshjes.

Dhe së fundmi që ka dhe më shumë rëndësi për të ardhmen e ndarjes së PD nga Berisha, kjo përpjekje qesharake e Berishës për të shpikur një SHBA tjetër, ja bën më të lehtë Partisë Demokratike ndarjen me Berishën. PD I ka raportet me SHBA, qeverinë amerikane, Kongresin dhe Senatin si institucione të ligjshme, ndërsa Berisha le të vendos marrëdhënie me  “foltoren” e Kokalarit në SHBA. Kështuë është secili në vend të vet.

Edhe Grenelli merr ndonjë lek, se biznesmen është, edhe Berisha gjen ngushëllim për ndëshkimin e tij të përjetshëm, edhe Ilir Meta ka shpresë më në fund që të udhëheq një parti “konservatore”, nga ato që janë “kundër homoseksualëve që prishin familjet”, duke vazhduar më tej amanetin e Berishës I cili duhet të pres gjatë sa të fitoj foltorja në SHBA.  Vetëm se këto I duhen thënë Grenellit para se ta paraqesin si “foltorja” e Berishës në SHBA, se ai akoma e ka të freskët memorien nga puna që ka bërë dhe procedura se si shpallet një njeri në listë të zezë. Dosjen e Berishës në fakt e kanë hartuar agjenisitë që ka drejtuar ai. Nuk di sa punë I bën Berishës një foto me të, por gjithsesi mund ti shkojnë lekët dëm. Dhe kjo është prap gjë e mirë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pallmall: 10/11/2021 07:45

    Po Mero ose eshte thjeshte shkrimi yt servil i radhes

    Përgjigju
  • Mero kleriku: 10/11/2021 00:21

    Edhe Greneli qenka kot o Mero?? Kaq shpejt e haro Grenelin me Ramen dhe me shpuren tuaj per ate te bekuar Kosove qe donit ta benit copa dhe slate mjet pa u ber presion njerezve? Kaq shpejt e harove edhe politikanen boshnjake? Tu prefte ne paqe urejtja o njeri i zotit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic