Mero Baze: Për ata që sqarojnë se 'mitingu nuk ishte i Berishës'

Mero Baze: Për ata që sqarojnë se 'mitingu nuk ishte i Berishës'

Sali Berisha në 7 korrik

E vetmja gjë e re pas protestës së 7 Korrikut është se shumë personazhe që morën pjesë aty, si opozitarë, po nxitojnë të thonë se njerëzit nuk u mblodhën për Berishën por nga pakënaqësia ndaj qeverisë.

E thonë këtë aleatë të Berishës, deputetë të PD që nuk janë me Berishën, por dhe deputetë që i janë bashkuar qysh në fillim Berishës.

Ajo që është interesante është se e thonë si njerëz të kapur në faj që duan të shpjegohen, pse Berisha ua vodhi protestën.

Në të vërtet Berisha e bëri protestën pikërisht për këtë , për të marrë zemërimin kundër qeverisë dhe për t'ia përplas në fytyrë kundërshtarëve të tij në PD, që i vunë në dyshim legjitimitetin në krye të PD. Të gjithë jemi të qartë që ka pakënaqësi për gjendjen ekonomike dhe akoma më shumë mund të ketë në të ardhmen, nëse bota hyn në spiralen e krizës së fort ekonomike dhe recesionit. 

Ashtu siç përdori dikur zemërimin ndaj Lulzim Bashës duke e kthyer në një zemërim kundër SHBA, tani mori zemërimin kundër qeverisë duke e kthyer në një test legjitimiteti kundër Lulzim Bashës dhe SHBA së bashku.

Pra nuk është se Berisha bëri diçka që nuk kuptohej ç'po bënte.

Ajo që nuk kuptohet çfarë po bënte  pjesa kundër Sali Berishës në opozite, e cila në shumicë, është e kompleksuar nga Sali Berisha dhe ai i vë në resht edhe kur i përdor kundër vetes tyre.

Dhe ky është suksesi real i protestës së tij më 7 Korrik. Është pikërisht pushtimi me dhunë i opozitës. Tani shpjegimet se njerëzit dolën kundër Edi Ramës, kundër çmimeve, kundër korrupsionit etj., janë shpjegime që vijë nga kompleksi i fajit që ekziston brenda opozitës në raport me pamundësinë për të ndalur Sali Berishën. 

Por kjo nuk e shqetëson Sali Berishën. Ai e di që nuk e duan shumica e lidershipit opzitar. Madje për këtë arsye, ai i la ata të gjithë në shesh dhe ngjiti në tribunë vetëm njerëz me devijime të forta psikike, delirant, mitomanë, konspiracionist dhe njerëz që ngjanin sikur ishin arratisur nga klinika nr.5. 

E bëri pikërisht për tu treguar këtyre që kompleksohen prej tij, se ata mund ti zëvendësoj me kë të doj. Dhe kur e mendon këtë, është më mirë të thuash se ata njerëz dolën për Berishën, se sa të thuash se dolën për ata të çmendurit para tij në tribunë. Ai thjesht gjeti një mënyrë që të dukej më normali mes atyre të çmendurve. Dhe jo më i çmenduri mes këtyre “normalëve”, që i shkojnë edhe në protestë dhe pastaj distancohen prej tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 14/07/2022 10:46

    Kush ka tè nevojshme "mbrojtjen" e Ymerit tè Saliut dhe Janullès, e ka marrè lumi me kohè. Shikoni "argumentet" e zotèrisè. Nèse bota hyn nè spiralen e krizès, atèherè do paskèsh edhe mè shumè pakènaqèsi me qeverinè. Fajin e ka spiralja pèr Ymerin. Ajo BOTA qè thèrret pèr ndihmè ai, nuk i bèn punè sepse askush prej asaj bote, sheh vetèm tè ikè nga vèndi ku jeton. Èshtè anal-ist i fortè Ymeri,,,e gjen fajtorin e hajdutèrisè shqiptare menjèherè. Na rrofsh pèr verè Ymer, se nè dimèr zèmè qoshen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja